Lajmet

Jimmy Wales aksidentalisht fillon një fushatë donacionesh Bitcoin

Mar 14 2014
0 Shpërndarje
Jimmy Wales aksidentalisht fillon një fushatë donacionesh Bitcoin

bitcoin-perfecthueSipas një postimi në Reddit dhe nisur nga postimet e Jimmy Wales në Twitter, duket se bashkë themeluesi i Wikipedia-s po merr në konsideratë donacionet e Bitcoin për fonde për Wikipedia-n. Gjithçka për Wales filloi me postimin në Twitter duke thënë “Fillova sot të përdor BTC (Bitcoin): Sapo bleva 0.1 bitcoin me Coinbase.”

E pas këtij postimi ai shkruan në Reddit “Po më pëlqen Coinbase dhe ndërfaqja po më duket shumë e drejtpërdrejtë.” Kaq ishte dhe përdoruesit e Bitcoin filluan të votojnë me llogaritë e tyre. Shumë të tjerë dërguan shuma të vogla bitcoin për t’i treguar Jimmy Wales se Bitcoin mund të bëhet një opsion i ri pagesash në Wikipedia.

Edhe pse njerëzit nuk po bëjnë donacione të drejtpërdrejta për Wikipedia Foundation, Wales e bën të qartë që “fitimet” e tij nga koha në Bitcoin do të shkojnë për Wikipedia-n nëpërmjet postimit “Deri tani, adresa virale e BTC që postova aksidentalisht ka mbledhur 4.5+ bitcoin. Sigurisht që do t’ia dhuroj të gjitha Wikipedia-s.”

Wales lajmëroi Techcrunch me e-mail që po planifikon të rihapë bisedimet me Bordin Drejtues të Fondacionit Wikimedia në mbledhjen e radhës për të diskutuar nëse Wikimedia duhet të pranojë donacione dhe pagesa më anë të Bitcoin. Problemi kryesor qëndron në faktin që Bitcoin nuk është ende një opsion shumë i përhapur për pagesat online. Kjo do të “trembte” në njëfarë mënyre një pjesë të përdoruesve kur të shihnin një buton Bitcoin në faqe.

Por Wales mendon se këtë mund ta shmangë lehtësisht. Ajo që mund të bëhet është shpërndarja e një adrese bitcoin në rrjete sociale dhe në grupe e forume të ndryshme diskutimesh të Bitcoin, si rasti i subreddit të Bitcoin. Në këtë mënyrë, njerëzit që e dinë se çfarë është Bitcoin do të jenë në dijeni që mund të bëjnë donacione për Wikipedia-n duke përdorur Bitcoin.

Nga ana tjetër, përdoruesit e Bitcoin janë entuziastë për ndryshimet potenciale në favor të Bitcoin në Fondacionin Wikimedia. Por pavarësisht kësaj, Wikipedia nuk do të ishte një promotor i madh i Bitcoin dhe nuk do të sillte ndonjë ndryshim shumë të madh në lidhje me përdorimin e Bitcoin.

Për Fondacionin Wikimedia, pranimi i Bitcoin është thjesht shtimi i një opsioni tjetër pagese. Me shumë mundësi, Wikimedia do të shkëmbente menjëherë Bitcoin në dollarë për të shmangur rreziqet e humbjes. Gjithsesi, deri tani duket se nuk po ecën keq për Jimmy Wales, ai ka arritur të mbledhë mbi 11,000 dollarë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>