Lajmet

Jimmy Wales kundërshton ekstradimin e studentit britanik

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Jimmy Wales kundërshton ekstradimin e studentit britanik

Themeluesi i enciklopedisë së lirë, Wikipedia, ka lëshuar një peticion online për të ndalur ekstradimin e një studenti 24 vjeçar britanik për në Shtetet e Bashkuara, pasi ai dyshohet se ka bërë shkelje kriminale të të drejtave të autorit.

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara është përpjekur që të ekstradojë Richard O’Dwyer, për t’u përballur me akuzat për shkelje kriminale rreth dyshimeve në lidhje me kopjet dhe filmat në faqen TVShack.net, faqe kjo që është mbërthyer nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare. Nëse shpallet fajtor, O’Dwyer mund të dënohet me 10 vite burgim.

Në një artikull të shkruar për The Guardian, Walles e quan O’Dwyer “fytyrën humane” në betejen globale mes interesave të industrisë së filmit dhe TV-së dhe konsumatorëve të mediave, që ishte theksuar me reagim të ashpër kundër legjislacioneve të propozuara për të drejtat e autorit, SOPA dhe Protect IP. Projektligjet do të ja mundësonin Departamentit të Drejtësisë që të bëjë kërkesë në makinat e kërkimit, ofruesit e shërbimeve të internetit dhe ndërmarrjet tjera, duke i bërë ata që të fshijnë faqet e dyshuara për pirateri në internet.

Peticioni i Wales, i lëshuar në faqen për fushata ndërkombëtare, Change.org, i bënë thirrje sekretares së brendshme të Britanisë së Madhe, Tereza Maj, që të përdor fuqinë e saj për të parandaluar ekstradimin. Sipas ligjit të Britanisë së Madhe, sekretarja e brendshme e shtetit duhet të garantojë leje që të kryhet një ekstradim. Wales ka qenë një kundërshtar shumë në zë i projektligjeve kontraverse.

Në janar, ai ndali enciklopedinë e vet Wikipedia, duke i’u bashkuar një sërë faqeve për të protestuar projektligjet Stop Online Piracy dhe Protect IP Acts. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>