Blog

Jo më pritje në radhë, e-Albania ofron 26 dokumente online

Dec 6 2017
0 Shpërndarje
Tashmë portali bëri të ditur se qytetarët mund të tërheqin 26 dokumente online po me vulë dixhitale. Jo më pritje në radhë, e-Albania ofron 26 dokumente online

Në muajt e fundit e-Albania është një prej shërbimeve qeveritare më aktive dhe është pasuruar vazhdimisht me opsione të reja për tu lehtësuar jetën qytetarëve dhe bizneseve.

Një prej risive më bujshme ishte ofrimi i certifikatave jo më përmes sporteleve fizike por nga e-Albania dhe kushdo me një kompjuter dhe printer mund të kishte dokumentin në fjalë me një vulë dixhitale.

Tashmë portali bëri të ditur se qytetarët mund të tërheqin 26 dokumente online po me vulë dixhitale.

Nëse paraqiteni pranë sporteleve shtetërore, nuk jeni të detyruar të keni me vete këto dokumente

Lista e dokumenteve:

  • Vërtetim pensioni
  • Karta e shëndetit
  • Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme
  • Informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet
  • Konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme
  • Lëshim kopje kartele të pasurisë
  • Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale
  • Lëshim vërtetim pronësie
  • Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv)
  • Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme
  • Kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme / faqe
  • Certifikatë familjare
  • Certifikatë personale
  • Certifikatë nga akti i vdekjes
  • Certifikatë nga akti i martesës
  • Certifikatë nga akti i lindjes
  • Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit
  • Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit
  • Vërtetim për lejen e drejtimit
  • Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti
  • Vërtetim për regjistrim të investitorit
  • Vërtetim për pagim detyrimesh
  • Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
  • Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit /PCWorld Albanian

Tags >

e-albania
Lajmet e fundit>