Vëzhgim

Jo të gjitha raportet kreditore janë krijuar të barabarta

Jan 6 2010
0 Shpërndarje
Jo të gjitha raportet kreditore janë krijuar të barabarta

Por FreeCreditReport.com nuk është vendi për të shkuar për raporte falas, për të cilat ligji federal çdo vit ju jep të drejtën të merrni nga një prej tri kompanive kryesore raportuese të kreditit (Equifax, Experian dhe Trans Union), por AnnualCreditReport.com është. FreeCreditReport.com do t’ju dërgojë raporte, por vetëm pasi ju të abonoheni për një “anëtarësi provuese pa pagesë” në shërbimin e saj mujor 15 dollarësh, Triple Advantage Credit Monitoring.

Shërbimi premton t’ju alarmojë për një aktivitet të lidhur me vlerësimin e kreditit tuaj, duke përfshirë edhe kush e ka kontrolluar. Për shumicën e njerëzve, një shërbim i tillë është mbytje. Gjersa ju mund t’i anashkaloni pagesat duke anuluar anëtarësinë tuaj brenda një testimi javor, fitoni një sherr që nuk keni nevojë ta përjetoni vetëm për të marrë raporte pa pagesë nga ofertat e AnnualCreditReport.com.

Për të qenë i ndershëm, FreeCreditReport.com (që është pronë e një dege Experian) në faqen e saj kryesore bën të ditur se nuk është një program i mandatuar nga qeveria dhe faqja ofron edhe lidhje për tek AnnualCreditReport.com. Por Komisioni Federal i Tregtisë (Federal Trade Comission) ka nisur një fushatë edukuese që tenton të luftojë zjarrin me zjarr, duke prodhuar videot e tyre që ngacmojnë këto reklama.
Videot e FTC-së kanë gjithashtu edhe një grup që këndon, por në vend që të rekomandojnë AnnualCreditReport.com, ata godasin konkurrencën. Një shembull është: “Kini kujdes nga të tjerët, gjithmonë ka një hile; ata thonë se është pa pagesë, por fijet janë të lidhura.”
Për shkak se federalët nuk kanë buxhet për të vendosur parodi në TV, ata thjesht i ngarkojnë ato në YouTube. Ju mund t’i gjeni këto lehtësisht duke bërë një kërkim.

Vjedhjet kreditriparuese
FTC-ja gjithashtu është duke bërë një monitorim të rreptë të kompanive që premtojnë të ndihmojnë për riparimin e kreditit. Së fundi, në Gjykatën Federale të Nju Xhersit, FTC-ja ka ngritur padi ndaj disa kompanive të ngjashme, duke pretenduar se përveç gjërave të tjera ato kërkojnë 2000 dollarë (duke përfshirë 300 dollarë avancë) për shërbime të riparimit të kreditit.

Agjencia premton të largojë informacionin negativ (falimentimet, hipotekat, gjykimet, vonesat në pagesa) në raporte kreditore, të cilat mund të jenë hile në veçanti nëse janë të përfshira pagesa të frontit-ballor (është ilegale të kërkohet pagesë për riparim të kreditit para se të kryhet ai). FTC-ja ka një faqe (find.pcworld.com/62796) që identifikon mashtruesit dhe ofron këshilla. Disa taktika “riparuese” që ofrojnë mashtruesit mund edhe t’ju çojnë në burg. Nëse mendoni se jeni viktimë, vendosni një ankesë në ftc.gov ose thërrisni në numrin e telefonit 877/382-4357.

Pa paguar asnjë cent, ju mund të largoheni nga mosmarrëveshjet ose nga gjërat e vjetruara në raportin tuaj kreditor duke kontaktuar botuesin e raportit si dhe kompaninë që ofroi informacionin. Ju së paku mund të kërkoni një deklaratë nga mosmarrëveshja juaj, që ajo të përfshihet në skedarin tuaj.

Nëse përdorni një kompani kreditriparuese, kërkoni që t’ju ofrojë një kopje të të drejtave tuaja (duhet ta bëjnë këtë gjë nën ligjet federale) dhe një kontratë të shkruar. Së paku kontrata duhet të specifikojë kushtet e pagesës, detajet se si kryhet shërbimi, sa do të zgjasë shërbimi, garancitë e dhëna në materiale marketing dhe emrin e plotë të firmës dhe adresën e biznesit.

Lajmet e fundit>