Harduer

Jobs dëshironte të krijonte një iCar para se të vdiste

May 18 2012
0 Shpërndarje
Jobs dëshironte të krijonte një iCar para se të vdiste

Steve Jobs pak kohë para se të vdiste kishte deklaruar se dëshironte të ndërtoj gjëra jashtë kompjuterëve apo pajisjeve të cilat i prodhon Apple, duke përfshirë jahte, shkallë lëvizëse dhe deri tek aparaturat mjekësore që mund të shikojnë nga afër kohën derisa pacienti është i shtirë në spital. Sipas Mickey Drexler, drejtor gjeneral i J. Crew dhe anëtar i bordit të Apple, dëshira më e madhe e Jobs-it ishte të vendoste vulën e Apple në një makinë.

“Shikoni industrinë e makinave, është një tragjedi në Amerikë. Kush i dizenjon këto makina? Steve e kishte ëndrrën e fundit të krijonte iCar”, tha Drexler gjatë një konference për shtyp. “Jobs kurrë nuk skicoi një makinë, e lere më të ketë ndërtuar një të tillë. Por, nëqoftëse do të kishte mundësi, me siguri se do të zinte 50% të tregut.”

Lexoni edhe: Google merr licencën për automjetin e saj pa ngasës

Një tjetër kategori që i tërhoqi vëmendjen Jobs-it muajt e fundit ishte dhe televizori. Në biografinë e tij, Walter Isaacson raportoi se Jobs kishte gjetur “sekretin” për të ndërtuar një televizor Apple, dhe Dexler me sa duket po e konfirmonte që do të ishte shumë shpejt në treg pas pak kohësh.

Në fillimet e këtij muaji kishte zëra se Foxconn po përgatitej të prodhonte një set televizorësh Apple, por kompania tajvaneze pak më vonë e përgënjeshtroi këtë lajm. Drexler, gjithashtu tha që nuk do dëshironte të ishte në vendin e drejtorit aktual të Apple Tim Cook, sepse të jesh pasardhësi i një lideri të tillë si Jobs duhet të jetë shumë e vështirë. “Puna më e mirë që mund të kesh: Të marrësh në dorë një kompani që nuk po ecën mirë. Asnjëhere mos drejto një kompani që ka qenë shumë e suksesshme. E dini, kam simpati për Tim Cook, por nuk do të dëshiroja kurrë punën e tij,” tha ai. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>