Fedora dhe Kosova, intervistë me Joerg Simon

Dec 3 2010
0 Shpërndarje
Fedora dhe Kosova, intervistë me Joerg Simon

PCWorld Albanian: Së fundi është dëgjuar se FLOSSK Kosova ka përfituar përkrahje më të zgjeruar nga Fedora, dhe se në mes tjerash Fedora ka dërguar edhe një shumë simbolike me të holla për të mbështetur iniciativat e tyre në promovimin e softuerit të lirë dhe të hapur në Kosovë. Çka mund të na thoni rreth kësaj?

Joerg:
Një pjesë e madhe e Kontribuesve të Fedora janë duke punuar me vullnetarë anembanë botës, të cilët kontirbojnë me ekspertizën e tyre tek Fedora. Gjatë dy viteve të fundit, Fedora Project ka arritur që të themelojë më shumë e më shumë marrëdhënie me kontribues nga regjionet e reja në Afrikë dhe në bllokun tjetër lindor.

Ne kemi kontribues të çmueshëm në Rusi, Rumani, Hungari dhe madje kemi filluar përgatitjet edhe për një maratonë përkthimi në Kirgistan, por ne gjithashtu kemi edhe kontribues Afrikan në Ganë, Afrikë Jugore, Mozambik dhe Nigeri.

Ne kemi bërë hapat e parë në Ballkan, më herët gjatë këtij viti përmes Konferencës Mozilla në Shkup dhe përmes Konferencës Mozilla në Lubjanë këtë vikend – dhe tani me vëzhgimin tonë të Konferencës për Softuer të Lirë dhe të Hapur që u mbajt në shtator të vitit 2010 dhe me anëtarët e rinj nga Kosova, ne jemi të lumtur të përkrahim një regjion të ri.

PCWorld Albanian: Fedora, siç e thatë përkrahë mjaft shumë kontribuesit, por na tregoni pakëz më shumë sesi po përkrahë komunitetin për softuer të lirë dhe të hapur në regjionin tonë?

Joerg: Në rend të parë Fedora Project dëshiron që t’iu mundësojë njerëzve që të përfundojnë punën e tyre – pavarësisht nëse është përdorues apo zhvillues. Fedora Project është një vend për kontribues anembanë botës që dëshirojnë të përfundojnë punën e tyre në një ambient stabile dhe të mirëmbajtur dhe natyrisht ne jemi të lumtur të ofrojmë këto infrastruktura edhe tek Kontribuesit e FOSS nga regjioni i Kosovës.

Gjersa ne kemi shumë Grupe brenda të cilave mund të fillohet puna në projektin Fedora – http://fedoraproject.org/join-fedora – shpesh kontribuesit me pësojë nga Fedora Ambassador Group janë emri dhe fytyra për Fedora në regjionin e tyre dhe sjellin çdo gjë më afër komunitetit të tyre lokal. Kontribuesit me kontribut të vërtetuar kanë mundësi që të kërkojnë resurse dhe sponzorizim përmes kanaleve të ndryshme.

Fedora Party by FLOSSK

Me një ambasador të ri në Kosovë, si pjesë të komunitetit botëror të Fedora dhe me një komunikim veçse të formuar me komunitetin grek , ne jemi të sigurt se Kosova do të bëhet pjesë e çmueshme e Ekosistemit të Fedora-së.

PCWorld Albanian: Çfarë mendoni rreth punës së FLOSSK për promovimin e softuerit të lirë dhe të hapur në Kosovë?

Joerg: Institucionet si FLOSSK, FSFE, FOSSFA por gjithashtu edhe LUG, unë i shoh si një reflektim të ekosistemit FOSS me një shtrirje më të vogël regjionale, dhe mendoj se puna që bëhet nga këto grupe është e domosdoshme për të përhapur idenë për Softuer me Kod të Hapur dhe jo rrallë njerëzit që janë pjesë të këtyre grupeve janë Pioner për Projektin Fedora në regjionin e tyre, dhe nëse ne aktivizojmë Kontribues të Fedora në këto grupe, është një gjë e mirë për të gjithë – Kontribuesit, Grupet dhe për vet Fedora-në!

Ne kemi Grupe brenda Projektit Fedora siç është Fedora Ambassadors Steering Comitee që janë përgjegjës për resurset që përfitojnë kontribuesit, kur ata duhet të finalizojnë diçka. Ne gjithashtu kemi edhe disa rregulla të asaj sesi të kërkohen resurse të cilat mund t’i kuptoni duke vizituar ueb faqen tonë (http://fedoraproject.org/wiki/Sponsoring_event_attendees).
Thjeshtë takimi fytyrë me fytyrë me kontribues tjerë në evente mund të sjellë mrekulli –kjo është arsyeja pse përveç prodhimit të SWAG, shumë resurse shpenzohen për përkrahje të udhëtimeve. Këto resurse gjithashtu raportohen nga instancat e Fedora Project. (http://susmit.fedorapeople.org/report/famsco_final_report)

PCWorld Albanian: A do të vazhdojë Fedora të përkrahë këtë rini energjike në projektet e ardhshme, apo ndoshta synon Fedora që të krijojë qendër lokale të trajnimit apo partneritet me ndonjë kompani apo organizatë që të përkrahë rininë në ndërtimin e aftësive të tyre në përdorimin e softuerit të lirë dhe të hapur?

Joerg: Ne jemi gjithmonë të lumtur të përkrahim Aktivitete në regjione të reja, edhe nëse transferimi i resurseve nganjëherë në këto regjione është i vështirë për shkak se lokacioni i sponsorit tonë kryesor është në SHBA.

Është e vërtetë që Fedora – si një vitrinë e teknologjive më të reja – është platformë e përkryer për mësimin e Teknologjisë së Informimit dhe për përdorim në mësimin e studentëve në një shkallë të madhe, dhe si shembuj mund të merren regjione si India.

Joerg SimonGjersa Red Hat ka qendra trajnimi apo partneritete me pothuajse cilindo regjion në botë, me një  prapavijë komerciale, Fedora synon që t’iu mundësojë publikut dhe institucioneve edukative të mësojnë Kod të Hapur dhe t’iu ofrojnë të rinjve mundësinë për të ndërtuar një karrierë FOS!.

Ne jemi të lumtur të kemi kontribues që tregojnë para qeverive të tyre se pse ato duhet të përkrahin përdorimin dhe mësimin e FOSS në institucione edukative, duke u treguar atyre ngjarje të sukeshshme rreth FOSS dhe duke u treguar kompanive pse ato duhet ta punësojnë kontribues të FOSS, e natyrisht edhe pse ato duhet të sponsorizojnë Komunitetet Lokale të Softuerit të Lirë dhe të Hapur apo pse duhet të kontribuojnë tek vet Fedora.

Imagjinoni një qeveri, të themi qeveria e Kosovës, të vendos se fëmijët në shkolla duhet të mësohen me teknologji softuerike udhëheqëse pa nevojën e kostos së licencimit dhe me mundësinë për ta përdorur dhe modifikuar atë. Për shembull paramendoni një Fedora Artwork Contest në të gjitha shkollat në Kosovë, dhe duke kontribuar për Fedora Artwork Team, apo paramendoni një prezantim të softuerit të zhvilluar në vendin tuaj që transmetohet në një projekt me softuer të lirë, në një platformë stabile si Fedora.

PCWorld Albanian: Çfarë thotë Fedora rreth lëvizjes për softuer të lirë dhe të hapur në Kosovë?

Joerg: Sikurse në shumicën e regjioneve, edhe në Kosovë ka një bërthamë të njerëzve që përkushtohen për të shpërndarë këtë ide – dhe këto gjithashtu thuhen edhe nga informatat që i kam marr duke pyetur të tjerët.

“Grupe të vogla me të rinj të interesuar – grupe të mëdha që vijnë në një venet ku ka kafe pa pagesë” kështu thuhet në disa përshkrime rreth të interesuarve në softuerin e lirë dhe të hapur, por vërtetë kemi pasur shumë bisedime me njerëz vendimmarrës që janë të interesuar në softuerin e lirë, dhe duket se gjërat po lehtësohen në “shtytjen” e softuerit të lirë këtu dhe në vende tjera të botës.

PCWorld Albanian: Ju faleminderit për kohën dhe përgjigjet tuaja

Joerg: Ju faleminderit edhe juve për këtë mundësi. Gjitha të mirat dhe suksese në punën tuaj.

Rreth Joreg Simon

Joreg Simon është i lindur në vitin 1971 në Gera, Thuringen (Gjermani Lindore). Ai sot jeton në Baden-Württemberg, dhe kontakti i tij i parë me gjëra të lidhura me teknologji ishte në mesin e viteve të 80-ta, gjatë shkollës. Në vitet e 90-ta ai iu bashkua Ushtrisë Gjermane për 12 vite ku ishte NCO në njësinë e përpunimit të të dhënave në 4 vitet e para dhe u trajnua dhe punoi në programimin e kompjuterëve kryesor të UNIX.  Ai ndryshoi njësinë dhe shkoi në një sistem GIS me bazë në UNIX për shfaqjen e lokacionit dhe situacionit në skenare betejash. Gjatë katër viteve tjera të shërbimit, ai ka udhëhequr Departamentin e Menaxhimit të Informacionit në të njëjtën njësi dhe ka përmirësuar njohuritë e tij në IT siguri. Në të njëjtën kohë në vitin 1996 ai ka punuar me disa Distribucione të Linux për t’iu bashkuar njësive më të vogla në Sistemin Informativ regjional, të përkrahur nga një koleg dhe mik. Pas periudhës së shërbimit në ushtri ai punoi pë 2 vite si instruktor dhe promovoi Linux në disa prezantime dhe skripta. Gjatë kësaj kohe ai evuloi për të dedikuar një pjesë të jetës së tij botës FOSS. Në vitin 2004 ai kaloi tek HIC AG si një Këshillues i Sigurisë. Prej vitit 2004 deri në vitin 2006 ai iu bashkua grupit punues Idap për të shfaqur skema të reja, koncepte të reja dhe për të inkurajuar bashkëveprimin e Idap me projekte të ndryshme FOSS. Gjatë kësaj kohe ai iu bashkua edhe projektit Fedora. Dke filluar me FUDCon e tij të parë në vitin 2005, ai është duke kontribuar edhe tek grupe të shumta në projektin Fedora, ku ai gjithashtu shërben edhe si FAmSCo ViceChair. Joreg është një prej anëtarëve themelues të Fedora EMA e.V. NPo, ndërsa fokusi i tij në Fedora sot është: puna me Zhvillimin e Komunitetit, Fedora Security Spin, mailing list të Fedora dhe administrimin e anëtarësisë dhe punën me përkrahjen e fuqishme të Fedora-së në bllokun lindor.


(Kjo është një intervistë ekskluzive dhënë revistës PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>