Harduer

Jolla, smartfoni i parë me sistem operativ open source

May 21 2013
0 Shpërndarje
Jolla, smartfoni i parë me sistem operativ open source

Smartfoni i parë që do të funksionojë me sistemin operativ open-source është Jolla.

Kjo pajisje kushton 399 euro dhe do të hidhet në treg në fund të këtij viti. Jolla është emri i smartfonit, por njëkohësisht dhe i kompanisë finlandeze që e prodhon.

Smartfoni ka një ekran 4.5inç, procesor dual-core, memorie 16 GB e cila mund të shtohet akoma më tepër nëpërmjet përdorimit të kartave microSD, kamera me rezolucion 8 megapiksel si dhe bateri të zëvendësueshme.

Sailfish është një pajisje suportuese e aplikacioneve Android që do të thotë se përdoruesit mund të instalojnë në të aplikacionet standarde Android.

Jolla nuk ka specifikuar detaje për të sqaruar se çfarë do të thotë kjo në praktikë, megjithatë ka mundësi që përdoruesit të shkarkojnë aplikacionet nga Google Play.

Kompania ka deklaruar se nëse përdoruesit vendosin që të porositin këtë pajisje që tani dhe të parapaguajnë 100 euro, ata do të ndihmojnë shumë në prodhimin e saj.

Më poshtë po paraqesim videon e lançimit të smartfonit Jolla (PCWorld Albanian)

smartphone open source

Lajmet e fundit>