Vëzhgim

Jon Rubinstein largohet nga HP

Jan 29 2012
0 Shpërndarje
Jon Rubinstein largohet nga HP

“Jon ka përmbushur angazhimin e tij në HP. Ne i dëshirojmë të mira,” tha HP në një deklaratë.

Rubinstein ka qenë zëvendës kryetar i lartë për nismat e prodhimit për Grupin e Sistemeve Personale. HP nuk tha se cilat ishin planet e Rubinstein, por AllThingsD, citoi atë duke thënë se ai planifikon që të marrë pak kohë të lirë.

Rubinstein u bashkua në Palm në vitin 2007 dhe u bë CEO në vitin 2009 kur ndërmarrja lëshoi telefonin e vet të parë që kishte sistemin e ri operativ webOS. Sistemi operativ ishte parë si mjaft i mirë dhe kishte përfituar dashamirës besnikë, por pajisjet dështuan gjatë largimit.

Pasi ishte bërë e qartë që webOS dhe pajisjet e reja nuk mund ta mbështetnin Palm, ndërmarja u pajtua që të blihet nga HP në vitin 2010. Gjatë vitit të kaluar, Rubinstein mori një ulëse të pasme tek Stephen Dewitt, i cili isht emëruar si drejtues i grupit që përfshinte webOS-in. Pastaj Hp vendosi që të ndalojë telefonat dhe tabletët që kishin sistemin webOS pak kohë pasi ishte lëshuar tableti i parë që e kishte sistemin operativ webOS.

Rubinstein bëri emër në ndërmarrjen Apple, ku ai kishte pasur një rol kyç në zhvillimin e pajisjes iPod./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>