Lajmet

Joomla, një prej CMS-ve pa pagesë më cilësore për ndërtimin e faqeve ueb

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Joomla, një prej CMS-ve pa pagesë më cilësore për ndërtimin e faqeve ueb

JoomlaKompanitë e ndryshme vendosin se Joomla është CMS-ja (Content Management System) pa pagesë që disponon setin e veçorive më të përshtatshme për faqet e tyre ueb.

Joomla është krijuar më vonë se WordPress dhe Drupal, dy CMS të sofistikuara, por njëkohësisht komplekse.

Joomla është e lehtë në përdorim ashtu si WordPress, por është shumë e zhvilluar dhe fleksibile ashtu si Drupal, pra me pak fjalë Joomla ka marrë më të mirat e këtyre dy CMS-ve.

Këto cilësi e radhisin atë të dytën midis CMS-ve të përdorura për ndërtimin e faqeve ueb në ditët e sotme. Sipas një teknologjie gjurmuese uebi (W3Techs) 2.7% e faqeve janë ndërtuar me Joomla, 17.4% me WordPress dhe 2.3% me Drupal.

Sipas të dhënave të Open Source Matters Joomla është shkarkuar më tepër se 36 milion herë duke përfshirë 9.5 milion në 12 muajt e parë. (PCWorld Albanian)

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>