Lajmet

José Mourinho, ambasadori i futbollit për Yahoo-në gjatë 2014-s

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
José Mourinho, ambasadori i futbollit për Yahoo-në gjatë 2014-s

Mourinho-YahooYahoo synon të përfshihet thellësisht në botën sportive dhe kjo vihet re nga “punonjësi” i fundit që është bërë pjesë e kompanisë. Bëhet fjalë për trajnerin e skuadrës angleze të Chelsea, José Mourinho, i cili do të jetë ambasadori ndërkombëtar i futbollit për kompaninë gjatë vitit 2014. Për më tepër, Mourinho do të punojë edhe si “analist ekskluziv” për mbulimin mediatik të futbollit botëror në Yahoo, përfshi Kampionatin Botëror 2014, diçka që me siguri do të tërheqë shumë tifozë në faqen e kompanisë.

Çfarë pritet nga Mourinho gjatë punës së tij në Yahoo?

“Planifikoj të sjell komentet e mia unike dhe me një këndvështrim pasionant, disa momente nga jeta ime e përditshme përmes fotove dhe videove si dhe shumë argëtim! Futbolli është mënyrë jetese për miliona tifozë në Yahoo dhe ata kërkojnë gjithmonë diçka ndryshe. Dua që mbulimi im editorial të sjellë një metodë të re në lajmet dhe debatet futbollistike,” shprehet ai.

Megjithatë, pavarësisht faktit se në Yahoo mund të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh të Chelsea-t apo Mourinho-s, disa kanë shprehur pakënaqësinë e tyre. Gjithsesi, një lëvizje e tillë me siguri do të tërheqë shumë vëmendjen e tifozëve të futbollit në përgjithësi. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>