Biznes

Ju do të mund të blini shumë aplikacione në pako me çmim të zbritur në iOS 8

Jun 3 2014
0 Shpërndarje
Ju do të mund të blini shumë aplikacione në pako me çmim të zbritur në iOS 8

nexusae0_ios8-apple-wwdc-2014-53_verge_super_wide_thumbApple zbuloi një numër të veçorive të reja për dyqanin App Store për iOS gjatë ditës së diel, duke përfshirë mundësinë e zhvilluesve për të shitur pako me aplikacioneve me një zbritje të çmimit.

Pakot me aplikacione iu mundësojnë përdoruesve që të blejnë shumë lojëra ose aplikacione përnjëherë, e cila gjë nuk ofrohet nga platformat garuese. Veçoria e kërkimit në App Store është zgjeruar me sugjerime për aplikacione të ngjashme dhe listimi i aplikacioneve tani përveç pamjeve mund të shfaq edhe video demonstrime të aplikacioneve. Aplikacionet e zgjedhura nga publikuesit tani do të kenë një logo të re për t’u dalluar më mirë nga 1.2 milionë aplikacionet e tjera që ndodhen në dyqan.

Për zhvilluesit, Apple është duke e ofruar një shërbim të ri testues të bazuar në TestFlight, të cilin e bleu më herët gjatë këtij viti. Shërbimi do të jetë në dispozicion për t’u shkarkuar pa pagesë për zhvilluesit. Apple thotë që App Store i përditësuar dhe veçoria testuese TestFlight do të jenë në dispozicion më vonë gjatë vjeshtës kur të lëshohet zyrtarisht iOS 8. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>