Vëzhgim

Ju duhet një kartë grafike? Ja disa këshilla

Nov 12 2009
0 Shpërndarje
Ju duhet një kartë grafike? Ja disa këshilla

Si Windows 7 ashtu edhe Vista, për shembull, mund të përdorin përparësitë e tipareve të GPU-së për të mundësuar lëvizjen e lehtë të dritareve, transparencën dhe efektet e tjera. Një GPU gjithashtu tenderon të gjitha 3D grafikat në lojëra, tituj edukativ dhe aplikacione të tjera. (Për më shumë detaje, shikoni versionin e plotë të artikullit në find.pcworld.com/63935). Këto arsye janë kyçe në gjetjen e kartës grafike që ju duhet. Ja disa gjëra që duhet të keni parasysh para se të blini një të tillë. Të ndarë apo të integruar? Kjo është me sa duket pyetja më e madhe së cilës duhet t’i përgjigjeni. A do të përdorni kartë grafike të ndarë apo të integruar? Nëse dëshironi të luani lojëra, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, për një eksperiencë më të mirë do t’ju duhet karta grafike e ndarë. Nëse kompjuterin e përdorni vetëm për shfletim nëpër web dhe për punë në ndonjë word procesor ose e-mail, grafika e integruar do të ishte e mjaftueshme. Ofertat e intel-it nuk janë aq të mira sa ato të ATI ose nVidia. Nëse kohëzgjatja e baterisë së laptopit tuaj është brengë për ju, zgjidhni grafikë të integruar ose së paku blini një laptop me grafikë “hibride” apo të “ndërrueshme”, që përdor GPU-në e integruar për të kursyer energji, por mund të kalojë te karta e ndarë për performancë më të mirë në lojëra. Sa duhet të shpenzoj? Mos shpenzoni më pak se 100$. Kartat grafike prej 99$ deri në 149$ ofrojnë më shumë fuqi dhe mund të përdoren pothuajse për të gjitha lojërat moderne. Te çmimet më të ulëta se kaq performanca bie shpejt – nëse blini një kartelë të tillë shumë shpejt do t’ju duhet të blini tjetrën, më të re dhe më të avancuar. Nëse jeni lojtar, kërkoni kartat me çmime prej 179$ deri në 229$, të cilat ofrojnë performancë të shkëlqyer. Nuk duhet të shpenzoni më shumë se kaq nëse jeni duke lexuar këtë artikull; kartat e forta janë për admiruesit e grafikës, të cilëve nuk u duhen këshilla bazë.

Sa memorie më duhet?

Do të shihni shumë karta të lira me 1GB memorie. Por kartat në rangun e 100$ që kanë më shumë se 512MB nuk ofrojnë shumë përfitime shtesë; një çip GPU më i shpejtë në kartë është më i rëndësishëm. Ndër kartat me çmim 149$ dhe më të shtrenjta, zgjidhni një kartë që ka 1GB RAM. Nëse zgjidhni grafikë të integruar, kjo teknologji do të përdorë memorien e sistemit dhe nuk duhet të mendoni për të (por ky shkëmbim i memories është një nga arsyet pse GPU-të e integruara janë aq të ngadalshme).

Zgjedhjet e rekomanduara
Cila kartë është për ju? Ja disa sugjerime: Në mesin e opsioneve të lira, merrni parasysh ATI Radeon HD 4850 ose nVidia GeForce GTS 250. Nëse jeni entuziast, provoni Radeon HD 4890 ose GeForce GTX 275. Si top rezultat, nuk kanë zëvendësim kartat ATI DirectX 11, modelet Radeon HD5850 dhe 5870, të cilat ofrojnë performancë dhe tipare të pakrahasueshme.

Lajmet e fundit>