Lajmet

Ju kanë bllokuar një uebfaqe: Përdorni Google Translate

Sep 17 2013
0 Shpërndarje
Ju kanë bllokuar një uebfaqe: Përdorni Google Translate

lockedJa një mënyrë interesante për këdo që jeton në një vend ku qeveria i ka bllokuar disa uebfaqe apo për përdoruesit që përdorin versione të kufizuara të internetit në institucionet e ndryshme.

Ju mund të përdorni lehtësisht Google Translate për të aksesuar faqet e bllokuara, siç shpjegohet nga Reddit.

Shkruani apo kopjojeni URL në Google Translate, selektojeni nga çdo gjuhë tek gjuha që ju përdorni, klikoni translate dhe ja ku e keni.

google translate

Nuk është një VPN (Virtual Private Net) që do të thotë se nuk mund të aksesoni Netflix, Spotify apo shërbime të tjera ku nuk suportohen, por do të kalojë një bllok lokal të një faqeje.

Lexuesit RSS nga ana tjetër janë një mënyrë tjetër për të hequr bllokuesit , por duke qenë se jo të gjitha uebfaqet e suportojnë këtë shërbim RSS atëherë ndoshta do të ishte mirë të përdornin Google Translate. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>