Lajmet

Ju mund të përfitoni ende Windows 10-tën falas

Jan 6 2017
0 Shpërndarje
Ju mund të përfitoni ende Windows 10-tën falas

Mbase arsyeja që nuk kaluat në Windows 10 ishte mënyra se Microsoft dëshironte. Mbase u larguat nga problemet e para që kishte duke e lënë përditësimin falas tu rrëshqiste nga duart dhe tashmë që sistemi operativ ka parë ditë më të mira dëshironi ti bashkoheni.

Epo ekziston akoma një mënyrë nëpërmjet të cilës mund të kaloni në Windows 10 pa paguar as edhe një cent të vetëm. Duhet të dini se kjo mënyrë e kalon vijën jeshile dhe teorikisht nuk është e lejuar.

Ja sesi funksionon: Microsoft ofron aktualisht përditësimin në Windows 10 falas për të gjithë invalidët që përdorin teknologji për tu asistuar në shikim, lexim dhe qasje. Problemi është se Microsoft nuk kërkon asnjë gjë që provon se ju me të vërtetë përdorni teknologji të tilla.

Nëse navigon në faqen e ofertës në fjalë dhe klikoni butonin “Upgrade Now,” Microsoft do ju shpjerë juve në shkarkimin e Windows 10-tës pa asnjë problem të vetëm duke i besuar fjalës suaj.

Në momentin që po shkruajmë këtë artikull, oferta është akoma e disponueshme dhe nuk ka një datë përfundimi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>