Lajmet

Ju nuk mund të çaktivizoni shërbimet e Bixby në Note 9

Aug 24 2018
0 Shpërndarje
Ndryshe nga smartfonët e mëparshëm Samsung Galaxy, nuk ekziston " Bixby Key" brenda cilësimeve kryesore të Android ose aplikacionit Bixby. Ju nuk mund të çaktivizoni shërbimet e Bixby në Note 9

Galaxy Note 9 është një pajisje e shkëlqyer por ka diçka që mund të nisë të bezdisë përdoruesit. Është fjala për ndihmësin virtual të Samsung, Bixby.

Shumica e njerëzve do të supozonin se mund ta fikin Bixby-n në Note 9, ashtu si munden në Note 8, Galaxy S8 dhe Galaxy S9 – por rezulton se ju nuk mundeni.

Ndryshe nga smartfonët e mëparshëm Samsung Galaxy, nuk ekziston ” Bixby Key” brenda cilësimeve kryesore të Android ose aplikacionit Bixby.

Më parë, mund ta fiknit plotësisht Bixby-in, duke përfshirë edhe çaktivizimin e çelësit në mënyrë që të mos bënte asgjë.

Ndërkohë, nëse bëni një kërkim të shpejtë për “Bixby Key” në Note 9, ju nuk do ta gjeni atë. Sa i përket performancës, Bixby as që afrohet me  Google Assistant (i cili është gjithashtu i përfshirë në Note 9).

Shpesh keqinterpreton zërin tuaj dhe ka modelin më robotik të zërit nga të gjithë asistentët e njohur virtualë, duke përfshirë Alexa, Cortana dhe Siri.

Note 9 është i pajisur me një version të përditësuar të Bixby që shton një ndërfaqe të re dhe më shumë integrime të palëve të treta në krahasim me Bixby në S9 ose Note 8, por ende vuan nga shumë probleme të njëjta si më parë.

Për t’i përkeqësuar gjërat, vendosja e butonit Bixby nën butonin e volumit do të thotë që ju mund  ta shtypni gabimisht atë kur kapni telefonin. Ka mundësi që në të ardhmen Samsung të nxjerrë një përditësim që i lejon mbajtësit e Note 9 të çaktivizojnë butonin, por deri atëherë, Bixby do të vazhdojë të jetë një bezdisje e mirëfilltë në një pajisje të mrekullueshme. /PCWorld Albanian

Tags >

Bixby
Lajmet e fundit>