Analiza

Ju prezantojmë kampusin “hapësinor” të Apple-it: Aprovohet projekti nga Këshilli i Qytetit

Nov 22 2013
0 Shpërndarje
Ju prezantojmë kampusin “hapësinor” të Apple-it: Aprovohet projekti nga Këshilli i Qytetit

CupertinoProjekti i propozuar nga Apple për ndërtimin e një kampusi të ri në Kupertino të Kalifornisë ka marrë aprovimin përfundimtar nga Këshilli i Qytetit, siç raporton San Jose Mercury News.

Këshilli i Qytetit të Kupertinos ka aprovuar projektin e kampusit që në muajin tetor 2013, dy vite pasi Steve Jobs prezantoi për herë të parë planin e ndërtimit, por deri në këtë hap kishte nevojë edhe për një votim të fundit për të marrë përfundimisht dritën jeshile.

Zyrat e reja qëndrore të Apple-it – të njohura ndryshe edhe me emrin “kampusi hapësinor” për shkak të formës ovale – ka një hapësirë prej 260 000 metra katrorë dhe rrethohet me xhama. Ndërtesa ka formë ovale dhe poshtë saj gjendet një parkim për 2400 makina. Kampusi përfshin edhe një qendër fitnesi me një sipërfaqe 9300 metra katrorë si dhe një auditor 11 150 metra katrore.

Apple po planifikon të ndërtojë edhe 56 000 metra katrore zyra që do të përdoren edhe për departamentin e kërkim-zhvillimit. Kampusi ishte menduar të hapej fillimisht në vitin 2015, por për shkak të vonesave, inagurimi është shtyrë për në mes të 2016-s. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>