Harduer

Ju prezantojmë me ekranin e parë më prekje që njeh gjurmët e gishtave

Jul 24 2013
0 Shpërndarje
Ju prezantojmë me ekranin e parë më prekje që njeh gjurmët e gishtave

Mundësia për të aksesuar kompjuterin nga çdo vend ku ndodheni mund t’ju kursejë mundimin e marrjes së laptopit me vete.

Disa shkencëtarë gjermanë po punojnë për të bërë hapin e parë në një sistem të tillë: një ekran të madh me prekje i cili mund të shërbejë si ura lidhëse për t’ju ndihmuar ta lini kompjuterin në shtëpi por të keni përsëri akses në të.

Ekrani me prekje, i quajtur Fiberio, raportohet se është i aftë të njohë gjurmët e gishtave. Përmes kësaj, kërkuesit shpresojnë që të arrihet të realizohet aksesimi i përmbajtjeve të veçanta nga përdoruesi. Imazhet në pjesën e sipërme të tabletit projektohen në ekran nga poshtë, pjesë e cila është e përbërë nga fibra të vegjël optikë të cilët janë të vendosur vertikalisht në një panel të sheshtë.

Për të identifikuar përdoruesin përdoren rrezet infra të kuqe përmes skanimit biometrik të gjurmëve të gishtave, me një saktësi që arrin standardet e FBI-së. Christian Holz, një nga kërkuesit, u shpreh se ekranet nuk janë në gjendje të bëjnë skanimin e gjurmëve të gishtave dhe sensorët e gjurmëve të gishtave nuk mund të shfaqin imazhe. “Ajo që kemi zbuluar ne i bën të dyja,” shtoi ai. Holz dhe kolegu i tij Patrick Baudisch po punojnë për ta përmirësuar teknologjinë.

Kjo ide, sado revolucionare që mund të duket, ka një paraardhës: Samsung ka ndërtuar Samsung SUR40, një ekran të ngjashëm që është krijuar për disa përdorues në mënyrë që ata të bashkëpunojnë duke përdorur një ekran të vetëm që njeh objektet e vendosur mbi të. Fiberio mesa duket po synon të përmirësojë softuerin duke e bërë atë të kudogjendur. (PCWorld Albanian)

fiberio

Lajmet e fundit>