Lajmet

Ju prezantojmë me FitBit Surge, një super-orë me GPS

Oct 20 2014
0 Shpërndarje
Ju prezantojmë me FitBit Surge, një super-orë me GPS

fitbitsurge.0.0_standard_800.0Microsoft nuk është e vetmja kompani që do të sjellë në treg pajisje të reja fitnesi. Edhe FitBit po planifikon të nxjerrë 3 pajisje të reja fitnesi në javët e ardhshme. Dy prej tyre do të quhen Charge dhe Charge HR. Duket se The Chrage do të jetë një version i FitBit Force e cila u tërhoq nga tregu pasi shkaktoi probleme lëkure te përdoruesit e saj.

Ndërsa Charge HR do jetë më e sofistikuar, ajo do të përfshijë sistemin e monitorimit të zemrës PurePulse. Por nuk ngelemi këtu, FitBit do të sjellë dhe një të tretë posaçërisht për atletët, FitBit Surge.

Duke u bazuar në disa materiale të kompanisë, FiBit i referohet kësaj pajisje si një super-orë. Thuhet se çmimi i saj do të jetë 249 dollarë. Surge përfshin GPS, PurePulse dhe premton se do të ketë dhe sugjerime mbi ushtrimet dhe aktivitetet e sportistëve. Përdoruesit do t’ju paraqiten statistika mbi distancat, vrapimin, rrahjet e zemrës etj. Gjithashtu do të regjistrojë kaloritë e djegura, shkallët e ngjitura, minutat gjatë të cilave bëni aktivitet apo cilësinë e gjumit. S

urge do t’ju ofrojë gjithashtu njoftime bazike të telefonit, si telefonata apo mesazhe. Pritet që kur të lançohet, Surge do të jetë në 3 versione ngjyrash. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>