Harduer

Ju prezantojmë me laptopin e parë të printuar nga një printer 3D

Nov 10 2014
0 Shpërndarje
Ju prezantojmë me laptopin e parë të printuar nga një printer 3D

pitop2Nëse ishit duke pyetur veten se çfare objekti të nevojshëm mund të printoni në një printer 3D, The Pi-Top është një zgjedhje e mirë. Çdo gjë që ju duhet për të printuar një pajisje të tillë qëndron brenda një pako e cila kushton vetëm 286$.

Paketa Pi-Top përfshin opsionin ku ju mund të zgjidhni vet ngjyrën e laptopit, madje mund të shkruani emrin tuaj në kapakun e tij. Pjesë e paketës është edhe një ekran dhe një Raspberry Pi. Pi-Top ka të gjitha funksionet e një laptopi normal dhe investitorët e tij shpresojnë që ai të përdoret për tu mësuar fëmijëve më shumë literaturë kompjuterike. Laptopi, i cili zyrtarisht do të lançohet në muajin maj të vitit të ardhshëm, do të jetë i disponueshëm për blerje në faqen online Indiegogo.

Qëllimi i këtij produkti është të mësosh përdoruesit se si ata të ndërtojnë vet pajisjet e tyre me anë të Raspberry Pi, jo vetëm laptop, por edhe pajisje të tjera elektronike si robotë, elektroshtëpiake etj. Për këtë arsye Pi-Top ka manualin e tij të detajuar e shumë të thjeshtë për tu kuptuar hap pas hapi. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>