Harduer

Ju prezantojmë me tabletin më të ri të Microsoft, Surface 3

Apr 1 2015
0 Shpërndarje
Ju prezantojmë me tabletin më të ri të Microsoft, Surface 3

20150326_105553-100575973-largeNëse jeni duke kërkuar për një tablet që ju ofron kohëzgjatje të baterisë, performancë të mirë, të lehtë dhe çmim tepër ekonomike, Microsoft Surface 3 është ajo që ju duhet. Ditën e Martë, Microsoft prezantoi tabletin Surface 3 i cili ka ndryshime të dukshme nga paraardhësit e tij. Bëhet fjalë për një tablet i cila përdor sistemin operativ Windows 8.1 dhe modelet më të fundit të çipeve Intel Cherry Trail të njohur ndryshe si Atom X7.

Pavarësisht karakteristikave, ajo që do ndikojë në suksesin e këtij tableti është pa dyshim çmimi i tij ekonomik. Vetëm me 499$ ju keni në dorë një tablet me 64GB memorie. E njëjta hapsirë ofrohet dhe në pajisjet Surface Pro 3 dhe Surface 2 por me një çmim shumë më të lartë, respektivisht 799$ dhe 599$. Tabletët e parë të llojit Surface 3 do të hidhen në treg në 5 maj në 26 vende të botës.

Por cila është historia që qëndron pas produkteve Surface? Në vitet e fundit, ‘familja’ Surface është rritur ndjeshëm duke bërë që të cilësohet një biznes prej miliarda dollarësh nga Microsoft. Por konsumatorët kanë hequr dorë nga pajisjet e para të kësaj linje produktesh, kjo për shkak të sistemit operativ të përdorura në to, Windows RT. Microsoft e kuptoi këtë dhe qetësisht e nxori jasht loje Surface 2 i cili ishte i bazuar në Windows RT. Si rezultat i kësaj e gjithë linja Surface bazohet sot vetëm në një produkt të vetëm, Surface Pro 3. Gjithsesi kjo pajisje nuk ka rezultuar aq e suksesshme në treg për shkak të dy arsyeve; cmimit të saj të lartë dhe kohëzgjatjes modeste të baterisë. Por tanimë Surface 3 duket se i zgjidh këto probleme dhe do cilësohet si një produkt kryesor i kësaj linje. Shefi i skuadrës që merret me ndërtimin e Surface 3 ka deklaruar se ky do të jetë një produkt që do të preferohet nga studentët, familjarët dhe profesionistët dhe mbi të gjitha nuk do të rëndojë xhepat e tyre.

Ja cilat janë specifikat e Surface 3

Me një ekran 10.8 inch Surface 3 renditet si një pajisje më e vogël në përmasa krahasuar me Surface Pro 2 i cili ka një ekran 12 inch. Pavarësisht madhësisë, ekrani i Surface 3 ofron një pamje të shkëlqyer në sajë të konstrastit të përmirsuar, sidomos në ambjentet e jashtme. Për më tepër ky ekran është më i ndricuar se ai i Surface Pro 3.

Në pjesën e brendshme Surface 3 fsheh një mikroprocesor Intel Atom X7. Bëhet fjalë për të njëjtin cip që u lancua para disa javësh në Kongresin Mobil Botëror. Ky procesor konsumon vetëm 6 watt energji elektrike, po aq sa një procesor me kapacitet 1.6GHz pro në të vërtetë ai është 2.4GHz. Edhe pse mund mos të ofrojë fuqinë e një cipi të llojit Core gjatë lojrave, kjo gjë nuk është aq e dukshme. Ekzekutivët e Microsoft lajmëruan se blerësit e një Surface 3 nuk duhet të presin instalimin e softuerit CAD apo të tjerë të ngjashëm me të. Konceptojeni këtë tablet si një makinë Microsoft Office, të pastër e të thjeshtë.

Bateria e Surface 3 mund të zgjasë deri në 10 orë ndërkohë që në të janë duke u luajtur video ose ndryshe 2 orë më shumë se kohëzgjajtja e baterisë së Surface Pro 3. Përdorimi i një cipi Atom në vend të një Core ka sjellë dy ndryshime në këtë pajisje. E para ka të bëjë me faktin se Surface 3 është aspak i zhurmshëm dhe është i pajisur me sistem ftohës, ndërsa e dyta është përfshirja e një microUSB-je që përdoret zakonisht për karikimin e smartfonëve. Përsa i përket kamerës, Microsoft e përmirsoi atë nga 5 megapiksel që ishte në Surface Pro 3 në 8 megapiksel. Ndërsa bokserat janë të pajisur me certifikatën Dolby Pro.

Një linjë e plotë aksesorësh

Ky produkt do të shitet i shoqëruar nga kasa Type Cover. Një pjesë më e vogël Touch Cover do të jetë gjithashtu e disponueshme por akoma nuk dihet se kur do të mbërrijë në treg. Surface 3 është dizenjuar për tu përdorur dhe nga një stilolaps dixhital i dedikuar por mund të funksionojë dhe me stilolapsin e Surface Pro 3. Në dyqane do të shitet dhe një kombinim që përbëhet nga një tastjerë dhe maus me funksionalitet të plotë, i cili do të kushtojë 99$. Të dy këto aksesorë do të përdorin Bluetooth për të komunikuar me tabletin.

Përsa i përket cështjes se a do të vazhdojë Microsoft të zgjerojë linjën Surface me produkte të reja, këtë do të na e tregojë koha pasi Microsoft nuk ka dhënë ndonjë informacion zyrtar mbi planet e së ardhmes. Zyrtarët e kompanisë ka refezuar të pohojnë se ajo është duke ndërtuar një Surface Pro 4. Ndoshta Microsoft është tepër e kënaqur me pajisjen e saj Surface 3 dhe tani për tani nuk ka pse të sjellë dicka të ngjashme me të. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>