Vëzhgim

Jugkoreani padit ndërmarrjen Apple

Jul 15 2011
0 Shpërndarje
Jugkoreani padit ndërmarrjen Apple

Kim Hyung-Suk muajin e kaluar fitoi 950 dollarë si kompenzim nga njësia koreane e Apple, duke përcjellur një vendim të përkohshëm të gjykatës në qytetin juglindor, Changwon.

Kjo ishte pagesa e parë e këtillë nga ndërmarrja. Kim tha që gjatë të premtes që 20,000 përdorues të pajisjes iPhone janë bashkuar përgatitjes online për padinë kundër Apple. “Përdoruesit të cilët blenë iPhone ose iPad para 1 majit do të jenë në gjendje që të na bashkohen në veprim,” tha Kim, për AFP, i cili punon për ndërmarrjen ligjore Miraelaw.

Apple në maj lëshoi një përditësim të softuerit për iPhone për të arnuar “vrimat” që rezultuan me të dhënat e panekriptuara dhe  të ruajtura gjatë një viti të vendndodhjes.

“Në rundin e parë të këtij veprimi klasor të cilin planifikoi që ta regjistroj në fund të muajit, unë planifikoj që të përfshijë zyrën qëndrore të Apple si cak” tha Kim.

Avokati tha që nuk kishte përfaqësues nga Apple Korea në gjykatë në rastin e parë në Changwon.

“Në veprim, unë thash që privatësia ishte shkelur nga Apple sepse ishte grumbulluar informacioni për vendndodhje pa pëlqimin tim, e cila është e jashtëligjshme, dhe pyeta për dëmet”, tha Kim.

Park Jin-Su, i cili është zëdhënës i Gjykatës së Qarkut në Changwon, tha që kompenzimi ishte “një vendim i thjeshtë, i shpejt” që nuk përfshiu shqyrtim të ashpër në meritat e paditësit.

Ai tha për AFP që Apple Korea kishte dështuar për t’i mbërrirë objektivat brenda përkufizimit ligjor dy javë pasi gjykata porositi dhe kështu paditësi i mori paratë.

Zëdhënësi i gjykatës tha që Apple “ka secilën të drejtë për ta kundërshtuar vendimin dhe, nëse e bën këtë gjë” dhe nëse e bën këtë gjë, gjykata do të mundohet që ta shqyrtojë ankesën./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>