Vëzhgim

Julian Assange do të përfitojë 1.3 milionë dollarë për autobiografi

Dec 27 2010
0 Shpërndarje
Julian Assange do të përfitojë 1.3 milionë dollarë për autobiografi

Në një intervistë me Sunday Times,  Assange bëri tëitur që libri i tij do të botohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara. Ai mund të fitojë 800,000 dollarë nga botuesi amerikan Random House dhe 325,000 funta nga botuesi   britanez Canonagate Books Ltd.

Një zëdhënës i Random House pranoi  ofertën , por jo vlerën e përmendur. “Ne jemi  shumë të ngazëllyer që do të jemi botues të këtij libri. Puna e zotëriut Assange me WikiLeaks kanë një rëndësi të madhe për tërë botën,” tha ai.

Arsyet që e kanë bërë Julian Assange-in të shkruajë këtë autobiografi janë mjaft të qarta: atij i duhen paratë. “Nuk dua ta shkruaj këtë libër, por unë duhet ta bëj këtë. Unë tashmë kam shpenzuar 200,000 funta për çmimet ligjore që m’u deshën për vetëmbrojtje dhe për të mbajtur në qarkullim,” tregoi Assange për Sunday Times.

Pas  mëkëmbjes së WikiLeaks-it dhe fillimit të botimit të më shumë se 250,000 gjërave të fshehta të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, faqja dhe themeluesi i saj kanë pasur një mori problemesh. Faqja ka qenë e sulmuar nga sulme DDoS dhe shërbimet e shumë ndërmarrjeve kishin filluar t’i mohoheshin asjas si  p.sh. PayPal dhe Amazon. Assange është i kërkuar në Suedi, i akuzuar për krime seksuale dhe i është mohuar shërbimi nga Banka  Zvicerane PostFinance.

Lajmet e fundit>