Lajmet

Julian Assange: Interneti do të jetë mjeti kryesor i kontrollit qeveritar në të ardhmen

Jun 8 2014
0 Shpërndarje
Julian Assange: Interneti do të jetë mjeti kryesor i kontrollit qeveritar në të ardhmen

Julian-Assange-Predicts-Orwellian-Future-Internet-Will-Be-Key-Suppression-ToolJulian Assange beson që në një të ardhme të afërt, qeveritë e botës do të kontrollojnë çdo aspekt të jetës njerëzore. Sipas shefit të WikiLeaks-it, gjërat do të bëhen të pakëndshme kur zyrtarët qeveritarë do të marrin mostrat e ADN-së në lindje dhe do t’i fusin ato në ID-të e qytetarëve. “Ne do ta shohim një situatë të cilën Suedia e ka pasur për më tepër se një dekadë… që është e tillë ku çdokush e ka një numër, ADN-ja e çdokujt merret në lindje, ADN-ja e tyre enkodohet në dokumentet e tyre të identitetit ose të lidhet me të, tek regjistrat e tyre të taksave, tek raportet e tyre për kredi,” tha Assange gjatë një konference në Nju Jork.

Assange për momentin është duke jetuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, që përpiqet t’i shmanget arrestimit nga policia dhe është i kërkuar nga autoritetet suedeze ku ai hetohet për sulmim seksual. Pas skandalit të NSA-së, Assange ka thënë në disa raste që ne jemi duke kaluar në një botë totalitare, ku agjencitë e inteligjencës, si NSA dhe GCHQ, kanë mundësinë të spiunojnë tërë botën, posaçërisht për shkak se mundësitë e tyre dyfishohen çdo 18 muaj. Assange tha që mundësia për të spiunuar çdokënd në botë është pothuajse këtu, por mund të na duhen edhe disa vite derisa të ndodh kjo.

Gjatë vitit të kaluar, u bë e ditur që fuqitë mbikëqyrëse që mbaheshin vetëm nga NSA-ja janë të mëdha dhe që agjencia virtualisht mund të përgjojë tek çdokush pa pasur nevojë për zmbrapsje. Pas të gjithave, agjencia ka spiunuar tek liderët botëror dhe SHBA-ja është kritikuar për përgjimet e veta. Duke e ditur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke punuar me agjencitë e inteligjencës nga shtetet e tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Zelandën e Re dhe Australinë, mundësinë janë që numri i njerëzve që përgjohen të jetë edhe më i madh.

WikiLeaks ka qenë përgjegjëse për një numër të madh të skandaleve brenda Shteteve të Bashkuara pas zbulimit të dokumenteve të fshehta zyrtare që ishin shpërndarë nga Chelsea Manning (e njohur më parë si Bradley Manning) nga Iraku. Manning është për momentin duke qëndruar në burg pasi është akuzuar për spiunazh. Assange beson që autoritetet britanike nuk do ta dërgojnë atë në Suedi, siç thonë ato, por do ta dërgojnë në SHBA, që është mënyra se si ai e arsyeton qëndrimin prapa dyerve brenda ambasadës së Ekuadorit. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>