Lajmet

Julian Assange: Wikileaks po planifikon një publikim të rëndësishëm

Mar 11 2014
0 Shpërndarje
Julian Assange: Wikileaks po planifikon një publikim të rëndësishëm

Assange-786x305Në SXWS, themeluesi i Wikileaks Julian Assange duke folur në Skype nga ambasada e Ekuadorit në Londër mori pjesë në një konferencë pyetje-përgjigje afërsisht 1 orë.

Ndërkohë që tema kryesore e diskutimeve ishte mbikëqyrja e internetit nga qeveritë dhe kundërshtimit të tij rreth kësaj nuk ishte suprizuese, Assange vuri në dukje disa gjëra interesante që ja vlen të ndahen dhe diskutohen.

Ai tha se tranzicioni më i rëndësishëm i dekadës se kaluar ka qenë politizimi i internetit, siç është demostruar nga pëlqimet e të dhënave të ndara nga Wikileaks, Edward Snowden dhe Gleen Greenwald. Ai tha se Greenwald dhe raportues të tjerë të sigurisë kombëtarë amerikane janë detyruar të lënë vendin e tyre për t’iu shmangur frikës se arrestimit si rezultat i rritjes së “militarizmit në SHBA dhe Britani.” Gjithsesi, ai citoi se kjo gjë i inkurajon për të bërë punë edhe me të madhe sesa bënë në SHBA.

Assange i referohet mbikëqyrjes së internetit si “penetrim në shoqëritë tona humane” duke thënë se “tani shoqëria njerëzore dhe Interneti janë shkrirë bashkë dhe ligjet e internetit janë edhe ligjet e shoqërisë njerëzore.”

Në mërgimin e tij të detyruar në Ambasadën Ekuadoriane për të shmangur ekstradimin në Suedi ku ai ballafaqohet me akuzën e përdhunimit, Assange e përshkroi situatën e tij si “në një burg”, megjithatë “të burgosurit janë më keq sepse ju ndalohen vizitat.” Unë jam në një situatë që është ëndrra e çdo reporteri teknologjik” tha ai.”

Me të vërtetë, Assange tha se një publikim i ri i rëndësishëm i Wikileaks është duke u bërë gati, megjithëse ai nuk ofroi asnjë afat se kur do të bëhet publikimi i këtij materiali. (PCWorld Albanian)

Tags >

WikiLeaks
Lajmet e fundit>