Harduer

“Jump Cable” është karikuesi i duhur për ata që harrojnë shpesh

Sep 3 2014
0 Shpërndarje
“Jump Cable” është karikuesi i duhur për ata që harrojnë shpesh

jumpcablePothuajse gjithmonë ndodh që bateria ka tendencën të shkarkohet plotësisht deri në fund të ditës. Një zgjidhje mund të jetë përdorimi i një kase siç është Mophie, por shumë njerëz nuk pëlqejnë të rrisin përmasat e telefonit të tyre.

Zgjidhja tjetër është të mbash karikuesin e telefonit me vete, por fatkeqësisht shumë veta e harrojnë në shtëpi. Kjo ndodh dhe për shkak se një person mund të përdorë pajisje të ndryshme teknologjike të cilat kanë nevojë për tu karikuar secila.

Kjo është arsyeja që të filloni të përdorni “Jump Cable”, një paketë e vogël baterie. Që nga muaji shkurt kjo pajisje është e disponueshme për 49 $. Çmimi është pak i kushtueshëm për vet faktin se mban vetëm 30% bateri.

Por kini parasysh që 30% e kësaj baterie mjafton për të mbajtur telefonin tuaj ndezur dhe për një orë ose dy,atëherë kur ju nevojitet më shumë. Ju thjesht e lidhni telefonin me anë të një kabllo të vogël me këtë pajisje, e ngjisni atë pas telefonit tuaj dhe i fusni të dyja në xhep. Paketa e baterisë së bashku me kabllon kanë një masë të papërfillshme kështu që ajo nuk do t’ju rëndojë në çantën apo xhepin tuaj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Karikus
Lajmet e fundit>