Biznes

Jumptuit, iniciativa e shqiptarit Donald Leka tashmë e integruar me Office 365

Jan 5 2017
0 Shpërndarje
Jumptuit, iniciativa e shqiptarit Donald Leka tashmë e integruar me Office 365

screenshot-330853-100000Jumptuit, platforma kërkimore e të dhënave nga shërbimet cloud dhe paisjet inteligjente nga një pikë e vetme aksesi themeluar dhe drejtuar nga shqiptari Donald Leka, njoftoi ditën e sotme gjatë konferencës CES integrimin e Microsoft Office 365 dhe Azure Machine Learning.

Kjo platformë e disponueshme në Amazon Echo, Fire, Android, iOS, OS X dhe Windows 10 integron plot 27 shërbime nga kompani të shquara si Facebook, Google, Microsoft, Amazon, Twitter, Youtube, Dropbox, Xbox etj.

Integrimi më i fundit i Office 365 mundëson për përdoruesit e Jumptuit editimin e dokumenteve Office. “Me integrimin e Microsoft Office 365, përdoruesit mund të tërheqin dhe editojnë dokumente nga shërbimet cloud dhe paisjet e lidhura me Jumptuit,” tha Donald Leka, themelues dhe CEO i Jumptuit.

Ai shtoi se përdoruesit e Jumptuit mund të ruajnë, kopjojnë madje zhvendosin dokumentet Office ne çdo paisje të lidhur me Jumptuit.

“Produktiviteti do të shtohet falë integrimit edhe të suitës Microsoft Cortana Intelligence dhe Shërbimet Konjitive të Microsoft me njohjen e zërit, kuptimin e gjuhës, analiza linguistike, analiza të tekstit, imazhe dhe video analiza,” tha Leka.

Jumptuit është një platformë kërkimore e të dhënave tuaja në një sërë paisjesh dhe shërbimet cloud. Është dizenjuar për pjesën më të madhe të konsumatorëve të cilët përdorin një kombinim shërbimesh cloud dhe paisjesh Android, iOS, OS X dhe Windows.

Jumptuit mund të lidhet me shërbimet cloud, mediat sociale dhe paisjet inteligjente si televizorët, bokset, veshjet elektronike dhe Internetin e Gjërave. Me fjalë të tjera mund të keni çdo skedar dhe çdo të dhënë tuajën nga një ekran i vetëm, telefon apo televizor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>