Blog

Juniper Research: Dërgesat e smartfonëve për 2014 do të arrijnë në 1.2 miliardë njësi

Sep 18 2014
0 Shpërndarje
Juniper Research: Dërgesat e smartfonëve për 2014 do të arrijnë në 1.2 miliardë njësi

smarphone_001Kompania analitike Juniper Research vlerëson se dërgesat globale të smartfonëve për vitin 2014 do të arrijnë në 1.2 miliardë njësi.

Kjo është një rritje me 19% krahasuar me vitin 2013 kur dërgesat globale të smartfonëve ishin 985 milionë njësi. Rritja në dërgesat e smartfonëve fillimisht vjen nga tregjet në zhvillim. Smartfonët me një kosto prej 150 dollarësh janë një trend në ngritje. Smartfonët me kosto nën 75 dollarë pritet të kenë rritje gjithashtu.

Juniper Research vë ne dukje se Apple dhe Samsung po dominojnë tregun e pajisjeve të një kualiteti të lartë duke lënë kompanitë e tjera nën “presion” të cilat përfundojnë duke ofruar alternativa me kosto të ulët.

Xiaomi po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm në Kinë, ndërsa Google po mundohet të shtyjë në treg iniciativën e saj më të fundit të quajtur Android One në Indi.

Kompania analitike thotë se iPhone 6 Plus ka një potencial për të ndryshuar dinamikën e tregut të phablet-ëve duke e bërë Galaxy Note 4 një kandidat më të mirë për koston që ka. Sigurisht që të dyja pajisjet do të shohin një rritje solide në javët e para, por më pas mbetet të shihet sesi përdoruesit do të adoptojnë ofertat e reja më të “mëdha” të Apple.

Është interesante të theksohet se sipas hulumtimit, Apple dhe Samsung janë aktualisht përgjegjës për 45 % të dërgesave globale të smartfonëve.

Kjo ka mundësi të ndryshojë sepse analistët shpresojnë që çmimi mesatar i një smartfoni të bie globalisht në 274 dollar deri në vitin 2019. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>