Harduer

JVC shpalos kamerën më të vogël HD HDD

Dec 8 2009
0 Shpërndarje
JVC shpalos kamerën më të vogël HD HDD

Trupi kompakt i kamerës ka dimensione prej 53 mm x 63 mm x 115 mm, dhe e tërë kamera peshon vetëm 270 gram, duke e bërë njëkohësisht edhe kamerën më të lehtë HD HDD në treg.

Pavarësisht vogëlsisë, i riu Everio përmban një 1/4.1 inç, 3.32 megapiksel CMOS sensor dhe një 30x zoom optik Konica Minolta HD me 200x zoom digjital dhe BSI (Backside Illumination).

Specifika tjera që ia vlen të përenden janë prania e ekranit 2.7 inç LCD, porti micro SD/SDHC, përkrahja për video formatet MPEG-4 AVC/H.264, Dolby Digital audio me 2 kanale, porte edhe USB edhe HDMI, dhe dalje komponentësh dhe AV.

Modeli i ri do të ofrohet gjatë ditës së nesërme në Japoni, ndërsa nuk është ofruar ndonjë detaj rreth debutimit të GZ-HD620 në tregun e SHBA-së apo Evropës, apo edhe diçka rreth çmimit të tij. Por megjithatë nuk do të befasoheshim nëse shohim këtë vogëlush në CES gjatë muajit të ardhshëm.

Lajmet e fundit>