Analiza

Ka edhe adoleshentë që nuk e preferojnë fare Facebook-un

Nov 1 2013
0 Shpërndarje
Ka edhe adoleshentë që nuk e preferojnë fare Facebook-un

Popullariteti i Facebook-ut mund të jetë në rënie mes adoleshentëve, u shpreh vetë kompania gjatë ditës së mërkurë.

Ata kanë verejtur një rënie në numrin e përdoruesve ditorë mes adoleshentëve të rinj. Në përgjithësi, përdorimi i Facebook-ut nga adoleshentët amerikanë ishte i qëndrueshëm mes dy tremujorëve të fundit, por rënia e përdoruesve ditorë u vu dukshëm në pah.

Kjo është hera e aprë që rrjeti social ka identifikuar një rënie në përdoruesit adoleshentë. Anagazhimi i të rinjve në Facebook është i vështirë për t’u matur për shkak se të dhënat që adoleshentët japin për veten, zakonisht nuk janë të besueshme, tha kompania. “Por, dëshironim ta ndanim këtë lajm sepse na pyesin gjithmonë për ta,” tha CFO David Ebersman.

Nuk u dha asnjë e dhënë tjetër mbi këtë vëzhgim dhe Facebook-u nuk pranoi të komentonte më tej. Por cilat mund të jenë arsyet e një konkluzioni të tillë? Sot në botë ka mjaft shërbime në trajtën e rrjeteve sociale.

Këto të fundit mund të kenë metoda më interesante për t’i mbajtur ata në faqe. Një arsye e dytë mund të jetë përdorimi i shërbimeve të mesazheve, veçanërisht shërbimi i vetë Facebook-ut i quajtur thjesht “Messenger”.

Gjithsesi, edhe shërbimet e tjera si Snapchat, WhatsApp dhe Skype janë po ashtu të përhapura mes adoleshentëve. Disa adoleshentë janë shprehur edhe sepse nuk duan që të gjenden në të njëjtin vend si prindërit.

Numri total i përdoruesve të Facebook-ut ka arritur tashmë në 1.19 miliardë gjatë tremujorit të fundit duke regjistruar një rritje prej 18% me një vit më parë. Shitjet e përgjithshme të kompanisë u rritën me 60%, duke arritur në 2.02 miliardë $. (PCWorld Albanian)

facebook

Lajmet e fundit>