Siguri

Ka edhe ma keq…

May 3 2011
0 Shpërndarje
Ka edhe ma keq…

Kjo kompani është zënë duke instaluar rootkit në kompjuter dhe së fundi ka lëshuar një grup avokatësh drejt modifikuesit të famshëm të Playstation, George Hotz. Por ajo që Sony duhet të bëjë është të merret me faktin se janë thyer 24.6 milion llogari të përdoruesve të rrjetit të saj, dhe tërë këto informata të ndjeshme janë rënë në duar të hakerëve.

Çfarë informata? Po bëhet fjalë për emra, adresa, llogari email, data të lindjes, gjinia, numra të telefonit, emra të përdoruesve dhe fjalëkalime të ruajtura. Gati çdo informatë e mundshme që nuk do të kishin dëshiruar të jenë në duart e keqbërësve. Por prisni, ka edhe më zi.
Sony gjithashtu ka thënë se informatat nga një data bazë me afat të skaduar mund të jenë komprometuar në një sulm “dhe në to përfshihen të dhëna të 12,700 përdoruesve jo-amerikan, duke përfshirë të dhëna mbi kartelën e kreditit dhe datat e skadimit, e gjithashtu janë prekur edhe 10,700 shënime tjera direkt debit nga disa konsumatorë në Austri, Gjermani, Holandë dhe Spanjë. Bravo Sony, bravo…

Sa për t’ia vënë pikën, Sony ka reaguar mjaftë dobët në drejtim të konsumatorëve të saj dhe u ka ofruar atyre 30 ditë shtesë abonimi (çfarë shpërblimi!), dhe ka përmendur mundësinë për bonus tjerë shtesë për secilin ditë që serverët e SOE janë jashtë funksionit. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>