Harduer

Ka mbërritur Bluetooth 5 me dyfishin e bandwidth-it të 4.2

Dec 8 2016
0 Shpërndarje
Ka mbërritur Bluetooth 5 me dyfishin e bandwidth-it të 4.2

press-release-five2016-796x535Pas prezantimit në Qershor, Grupi Special i Interesit Bluetooth(SIG) ditën e sotme bëri të ditur se versioni më i fundit 5.0 i teknologjisë wireless është finalizuar dhe i gatshëm për adoptim nga prodhuesit në mbarë botën.

Bluetooth ofron dyfishin e bandwidth-it, katërfishin e distancës dhe tetëfishin e kapacitetit të mesazheve të transmetuara krahasuar me Bluetooth 4.2. Të gjitha këto janë lajme të mira për Internetin e Gjërave dhe elektroshtëpiaket inteligjente.

Bluetooth po revolucionarizon mënyrën sesi njerëzit do të përjetojnë Internetin e Gjërave. Bluetooth 5 vijon të hedhë hapa të sigurtë duke ofruar teknologjinë e nevojshme për IoT e cila do të zvogëlojë barrierat e komunikimit,” tha shefi ekzekutiv i SIG, Mark Powell.

SIG shpreson se paisjet e para me Bluetooth 5 do të dalin në shitje në ditët e para të vitit të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

Bluetooth
Lajmet e fundit>