Lajmet

Ka mbërritur edhe në iOS risia e thirrjeve me zë të WhatsApp

Apr 22 2015
0 Shpërndarje
Ka mbërritur edhe në iOS risia e thirrjeve me zë të WhatsApp

WhatsApp1_1020.0

Para disa javësh shërbimi i njohur i shkëmbimit të mesazheve WhatsApp, përmes një opsioni të ri u dha mundësinë përdoruesve të Android të realizonin thirrje me zë përmes këtij aplikacioni. Tanimë ju themi se ky opsion është bërë i disponueshëm dhe për ata që zotërojnë një iPhone. Azhornimi i radhës i WhatsApp ditën e djeshme në pajisjet iOS, bëri të mundur të telefononi miqtë tuaj falas përmes aplikacionit.

Sigurisht që azhornim nuk arrin në të njëjtën kohë tek të gjithë përdoruesit, duke qenë se varet edhe nga vendi ku ata jetojnë. Por kjo nuk është karakteristika e vetme e shtuar si pasojë nga ky përditësim. Përveç kësaj WhatsApp do të ketë një integrim më të ngushtë me sistemin e ri të shpërndarjes në iOS 8.

Ndryshime të tjera përfshijnë një buton aksesimi të shpejtë për kamerën dhe albumin Camera Roll dhe aftësinë për të dërguar disa video njëkohësisht. Gjithsesi ndër të gjitha këto ndryshime mund të themi se Voice Calling është risia më e rëndësishme çka do ti shtyjë përdoruesit e WhatsApp ta përdorin këtë aplikacion akoma dhe më shumë. Në këtë mënyrë shifra e numrit të përdoruesve aktiv prej 800 milion shumë shpejt do të kapë majat e 1 miliardëve. Akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me një debutim të mundshëm në Blackberry OS apo Windows Phone. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>