Lajmet

Ka mbërritur edhe protokolli i ri HTTP/2

Feb 18 2015
0 Shpërndarje
Ka mbërritur edhe protokolli i ri HTTP/2

shutterstock_128956634.0.0Pas vitesh në proçes zhvillimi më në fund HTTP/2 është aprovuar për lançim komercial. Edhe pse proçesi i lançimit do të kërkojë disa muaj kohë, ky version i ri do të sjellë për përdoruesit global një internet më të sigurt e më të shpejtë. HTTP/2 është krijuar nga një grup studiuesish të pavarur dhe është i bazuar në një version të protokollit të krijuar nga Google që quhet SPDY. Si SDPY dhe HTTP/2 përdorin një sërë teknologjish të komunikimit për të rritur performancën e shfletuesin. Ndër to përfshihet dhe Multiplexing i cili i lejon shfletuesit të bëjnë disa kërkesa në serverat me anë të një lidhje të vetme. Është një koncept i thjeshtë por që pritet të ketë një impakt të madh.

Shumë shfletues të tjerë kanë përfituar nga kjo teknologji pa e ditur. Google si fillim e prezantoi SPDY në 2009 dhe protokolli u integrua në Chrome, Internet Explorer dhe Firefox. Por në fakt SPDY nuk është i përhapur gjerësisht në ueb. Megjithatë disa faqe të mëdha si Facebook, Twitter dhe Google përdorin SPDY për të vendosur lidhje me shfletues kompatibël. Ndryshe nga SPDY, HTTP 2 do të sjellë në masë aplikimet e avantazheve të multipleksing. HTTP është shpikur në vitin 1990 dhe që atëherë nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të rëndësishëm. Në vitin 1990 HTTP u përditësua në versionin HTTP/1.1 dhe ky version ka qëndruar ndër vite deri më sot që pritet të lançohet HTTP/2. Ai është dizenjuar në atë mënyrë që të mbështesë survejimin e qeverisë.

Përveç një shfletuesi të shpejtë, HTTP/2 pritet të sjellë barriera më të fuqishme sigurie por ai nuk mbështet integrimin e standarteve të reja të enkriptimit. Si fillim u mësua se HTTP/2 do të vinte së bashku me enkriptimin TLS por kjo u hodh poshtë pasi ishte në kundërshtim me disa nga politikat dhe interesat e disa pjesëve të ndryshme të industrisë. Ndërkohë Firefox dhe Chrome kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin HTTP/2 derisa ai të përfshijë enkriptimin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>