Softuer

Kaka, në kopertinën e Fifa 11

Aug 7 2010
0 Shpërndarje
Kaka, në kopertinën e Fifa 11

Mesfushori i ekipit Spanjoll Real Madridi që njihet anembanë botës me nofkën e tij Kaka, përveç se do të jetë në kopërtinë ai do të jetë edhe qendra e reklamave globale, marketingut dhe fushatave promocionale të Fifa 11.

Kaka është shprehur i nderuar që do të jetë në ballinën e Fifa-së, sepse siç thotë ai, gjithmonë ka qenë adhurues i zjarrtë i EA Sports, në veçanti i Serisë Fifa. “Të qenit në ballinë e Fifa Soccer 11 është një nder i madh për mua pasi që shumë pak lojtarë kanë këtë mundësi, dhe në kopertinën e kësaj loje mahnitëse janë paraqitur disa prej lojtarëve më të mirë të botës”.

Kohë më parë në ueb faqen tonë postuam edhe disa detaje të reja nga kjo video lojë e dedikuar për futbollin, e cila pritet të paraqitet në treg gjatë tetorit të këtij viti. Fifa ka premtuar shumë ndryshime dhe në bazë të imazheve të para detajet e karaktereve, stili i lojës, driblimet, e shumëçka tjetër na lënë të presim me ëndje për të parë se çfarë ka përgatitur EA kësaj radhe për entuziastët e sportit.

Lajmet e fundit>