Siguri

Kali trojan i bankave fsheh paratë e vjedhura

Nov 13 2009
0 Shpërndarje
Kali trojan i bankave fsheh paratë e vjedhura

Kjo është një pamje e sofistikuar dhe e komanduar mirë, e cila u mundëson djemve të këqij që të rivendosin përqindjen e balancës së llogarive për t’i fshirë.
Disa hulumtues të RSA Security thonë që kjo zonë URL përdor disa teknika për t’i njollosur makinat që përdoren nga investiguesit e krimeve. Hulumtuesit krijojnë programe tipike që ua minimizojnë sjelljet kuajve të vërtetë trojanë. “Kur  URL zone identifikon njërin prej tyre, ajo menjëherë dërgon informacione”, thotë Aviv Rafi, menaxher në laboratorin e kërkimeve kundër aksioneve mashtruese në RSA Security. Sipas Rafit, ekspertët e sigurisë kanë publikuar kërkime mbi punët e programeve kompjuterike mashtruese si URL zone. “Tani ana tjetër e di se ata po vëzhgohen dhe ata janë duke vepruar”, thotë ai. Kur URL zone vëren një program të hulumtuesit, në vend që ta shkëpusë nga kompjuteri i hulumtuesit, atëherë serveri   automatikisht e udhëzon që të transferojë para, mirëpo jo tek ata mashtruesit e rekrutuar për të dërguar para jashtë vendit. Në vend të kësaj, ai zgjedh një viktimë të pafajshme, zakonisht dikë që ka marrë para në mënyrë legjitime nga kompjuterët e tjerë të sulmuar në rrjet”, thotë Rafi. Sipas RSA-së, deri më tani janë shfrytëzuar më shumë se 400 llogari legjitime në këtë mënyrë. Ideja është që t’i hutojnë hulumtuesit dhe të parandalojnë zbulimin e kriminelëve të vërtetë të parave. Sipas Finjan, kali trojan i URL zone ka infektuar më shumë se 6400 kompjuterë shtatorin e kaluar, duke pastruar afro 17,500$ në ditë vetëm gjatë atij muaji.

Lajmet e fundit>