Ja se si

Kalibroni televizorin HD për një High-Def të përsosur

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Kalibroni televizorin HD për një High-Def të përsosur

THX ofron një komplet konfigurimesh testuese, megjithatë ato nuk janë komplete dhe të shpjeguara mirë si disa produkte që shiten veçmas. Gjithashtu edhe udhëzimet e shkruara nuk janë aq ndihmuese sa ato me video dhe audio në disk.Duke marrë parasysh historinë e THX në rregullimet audio-kinematografike, aplikacioni Optimizer mund t’ju asistojë të rregulloni sistemin e zërit (surround) në teatrin tuaj shtëpiak. HDTV Calibration Wizard nga Imaging Science Foundation, që kushton 30 dollarë, është krijuar nga Imaging Science, Microsoft dhe Monster Cable. Ky disk ju drejton përmes procesit të kalibrimit pa pasur nevojë të përdorni zhargon të panevojshëm teknologjik. Magjistari (Wizard) përdor live video në vend të ornamenteve testues. Klipet janë më të lehtë për t’u parë dhe ju japin një ide më të qartë se si do të duken imazhet në TV. Për shembull, për të vendosur nivelin e zi (një opsion tepër i rëndësishëm, që duhet të rregullohet thuajse gjithmonë), ju jepet një filmim nga afër i palltos dhe këmishës së zezë të një burri dhe ju thjesht rregulloni konfigurimin derisa të vini re dallimin midis dy shembujve. Pasi të keni përgatitur TV-në për lidhjen me DVD-në, mbani shënim në një copë letër rregullimet që keni bërë dhe pastaj rivendosini për çdo pajisje tjetër, duke rregulluar opsionet nëse është e nevojshme, derisa fotografia të duket ashtu si duhet.

Lajmet e fundit>