Ja se si

Kalibroni zërin e altoparlantëve

Jan 30 2009
0 Shpërndarje
Kalibroni zërin e altoparlantëve

altPasi jeni lodhur mjaft për të krijuar CD audio të përsosura, do të donit të kalibroni altoparlantët që do t’i sigurojnë dëgjuesve se do të kenë muzikën në çdo notë, siç është parashikuar të dëgjohet.
Do t’ju duhet një matës zëri për të bërë këtë punë. RadioShack shet një të tillë, dixhital (numri i modelit 33-2055) për 50$. Ky matës vjen me një montues të përshtatshëm në pjesën e sipërme, që ju mundëson ta vendosni në trekëmbëshin e kamerave. Matjet e bëra kur mbani pajisjen në dorë mund të mos jenë të sakta.

Mund të merrni parasysh të përdorni edhe ndonjë softuer për kalibrim. Edhe pse shumica e marrësve A/V kanë mundësi të bëjnë testimet e kalibrimit të tingujve,do të merrni rezultate më të sakta me pajisjet si Joe Kane Productions DVE HDBasics (30$) ose Ovation Multimedia Avia II (50$). Të dy programet mund t’ju ndihmojnë në kalibrimin e HDTV-së dhe sistemeve audio.
Vendosni matësin e zërit në shpejtësinë e ngadalshme dhe në vlerat që softueri juaj për kalibrim rekomandon. Zakonisht është ‘C’ dhe kjo është nëse jeni duke kalibruar gjeneruesin e tingujve në marrësin A/V. Montoni matësin në tripod dhe vendoseni në vende ku zakonisht dëgjoni muzikë. Matësi duhet të jetë i vendosur në lartësinë e veshit, i drejtuar kah qendra e dy altoparlantëve dhe pak nga tavani. Mos e lëvizni matësin pasi të keni filluar procesin e kalibrimit.

Marrësi A/V duhet t’ju lejojë të bëni rregullimet e niveleve për çdo altoparlant individual, duke u renditur nga -10dB deri në +10dB, me 0dB si niveli mesatar. Para se të vazhdoni, sigurohuni që secili altoparlant është vendosur në vlerat e zakonshme. Disku kalibrues ose marrësi A/V, nëse dëshironi të shkoni përmes kësaj mënyre, do të lëshojë tinguj testues nga altoparlantët, një nga një. Ndërsa dëgjoni tingullin e parë, rrisni volumin e marrësit kryesor A/V, derisa zëri arrin 75dB, ose çfarëdo niveli që softueri cakton. Pasi të keni përfunduar këtë hap, mos ndryshoni volumin derisa përfundoni kalibrimin e altoparlantëve të mbetur.
Ndërsa testimi i kalibrimit vazhdon ciklin me secilin prej altoparlantëve, përdorni rregullimin individual të çdo altoparlanti, jo volumin kryesor, për të ulur ose rritur rezultatin e altoparlantëve, derisa matësi arrin 75dB në çdo rast. Kur të përfundoni, çdo altoparlant duhet të ofrojë volum të njëjtë në çdo pozitë.
 

Lajmet e fundit>