Kalifornia legalizon përdorimin e monedhës virtuale Bitcoin

Jul 1 2014
0 Shpërndarje
Kalifornia legalizon përdorimin e monedhës virtuale Bitcoin

bitcoinsGuvernatori i Kalifornisë në SHBA, Jerry Brown, nënshkroi dhe pranoi legalizimin e përdorimit të Bitcoin e monedhave të tjera virtuale në këtë shtet. Këto monedha tashmë mund të përdoren për të blerë të mira materiale kudo në Kaliforni.

Pjesëtari i asamblesë demokratike në Kaliforni, Roger Dickinson, deklaroi se ky ligj i ri tregon se sa shumë po rritet popullariteti i këtyre monedhave virtuale. Dickinson shprehet se kjo monedhë do ta bëjë më të lehtë dhe do të ndihmojnë qytetarët e Kalifornisë për shlyerjen e pagesave për shërbimet dixhitale.

Para një viti Bitcoin dhe shteti i Kalifornisë nuk kanë pasur marrëdhënie të mira për shkak të një konflikti, por me sa duket tashmë çdo gjë është rregulluar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>