Lajmet

Kalimi nga një aplikacion tek tjetri në iPhone X, një gjest dhe animacion i pazakontë

Oct 26 2017
0 Shpërndarje
Duke qenë se iPhone X nuk ka një buton fizik “Home”, inxhinierët e Apple u detyruan të rindërtonin ca skema kontrolli përfshirë edhe kalimin mes aplikacioneve. Kalimi nga një aplikacion tek tjetri në iPhone X, një gjest dhe animacion i pazakontë

iPhone X është shumë pranë daljes në shitje dhe në ditët e fundit disa video kanë filluar të publikohen online ku shfaqin disa prej funksioneve të telefonit.

Më e fundit është një video e cila tregon animacionet gjatë kalimit nga një aplikacion tek tjetri në iPhone X.

Duke qenë se iPhone X nuk ka një buton fizik “Home”, inxhinierët e Apple u detyruan të rindërtonin ca skema kontrolli përfshirë edhe kalimin mes aplikacioneve.

Në iPhone me një buton fizik, përdoruesit duhet të shtypin dy herë dhe si rezultat iOS shfaq aplikacionet aktive në formën e kartave. Përdoruesit mund të shfletonin mes tyre duke tërhequr nga e majta ose e djathta.

Por në iPhone X, ky lloj procesi kryhet disi ndryshe. Videoja e publikuar në rrjetin social Twitter tregon se përdoruesit e iPhone X duhej të bëjnë një gjest në formën e një harku për të kaluar nga një aplikacion tek tjetri sikur të shfletonin foto në formën e një karuseli. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>