Harduer

Kamera Canon EOS 70D synon të revolucionarizojë fokusimin në foto dhe video

Jul 10 2013
0 Shpërndarje
Kamera Canon EOS 70D synon të revolucionarizojë fokusimin në foto dhe video

canon eos 70Regjistrimet video kur kemi të bëjmë me fokusimin mund të shndërohen në bezdisje nëse kamera nuk performon ashtu siç duhet.

Sigurisht, kemi mundësi të zgjedhim fokusimin manual, por prodhuesit e kamerave po tentojnë të zhvillojnë sa më tepër teknologjinë e autofokusimit, për ta bërë sa më të lehtë procesin e inçizimit të videove.

Kamera e re që ka prezantuar Canon synon të ndryshojë totalisht fokusimin e fotove dhe videove. Ajo mban emrin EOS 70D dhe regjistron video me autofokus më të saktë e më të njëtrajtshëm. Cilësia është e ngjashme me atë të një camcoder, falë teknologjisë Canon Dual Pixel CMOS AF.

Ajo performon mjaft mirë si me objektet e palëvizshme ashtu edhe me ato në lëvizje dhe ka 19 pika autofokusimi, krahasuar me 9 në versionin paraardhës.

Për më tepër, EOS 70D ka rezolucion 20.2 megapixel, ekran 3 inç LCD me prekje përmes së cilit mund të prekni objektin që dëshironi të fokusoni, Wi-Fi dhe NFC. Ajo është e disponueshme në faqen zyrtare për 1200 $. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>