Harduer

Kamera e aksionit GoPro Hero 6 vjen këtë vit

Feb 3 2017
0 Shpërndarje
Nëse keni ndjekur nga afër GoPro-n duhet ta keni të qartë arsyen pse kompania publikoi një raport financiar dëshpërues me një humbje prej 116 milion dollar. Kamera e aksionit GoPro Hero 6 vjen këtë vit Photo Source: Bloomberg

Kompania pati probleme prodhimi me Hero 5 dhe tërhoqi nga tregu dronin Karma për ta rikthyer vetëm ditën e djeshme pas një mekanizimi problematik në bateri.

Tashmë kompania ka mbyllur zyrtat dhe divizionin e argëtimit me qëllim që ti rikthehet fitimit në 2017-ën. Sigurisht konsumatorët duan të dinë se çfarë paisjesh të reja do të vinë këtë vit?

Shefi ekzekutiv Nick Woodman nuk dha detaje specifike por konfirmoi se Hero 6 do të mbërrijë këtë vit. Për shkak të problemeve të vitit të kaluar, pati spekulime se kjo kamër aksioni do të shtyhej për dy vite.

Vizioni i një kamere sferike GoPro është ajo për të cilin Woodmon foli gjatë një interviste me Engadget. /PCWorld Albanian

Tags >

GoPro
Lajmet e fundit>