Harduer

Kamera e humbur prej 6 vitesh në det, por fotot mbetën ende të padëmtuara

Mar 28 2013
0 Shpërndarje
Kamera e humbur prej 6 vitesh në det, por fotot mbetën ende të padëmtuara

kamera Në vitin 2007, Lindy Scallan u nis për në Havai për pushime dhe sigurisht kishte me vete edhe kamerën e saj.

Pasi e vendosi kamerën në pajisjen mbrojtëse për ta marrë atë në det, shkoi për t’u zhytur, por fatkeqësisht e humbi kamerën dhe mendoi se nuk do ta gjente më kurrë.

Vetëm disa ditë më parë, pas gjashtë vitesh, kamera u gjet në një breg të Taivanit, mijëra kilometra larg. Fotot që kishte kapur që në vitin 2007 ishin të paprekura.

Kamera u zbulua nga një punonjës i China Airlines që kontaktoi me Hawaii News Now për të gjetur pronarin e saj. Historia u bë publike në internet duke bërë që miqtë e Scallan ta shihnin dhe t’i dërgonin asaj linkun.

“Jam habitur pa masë që ishte kamera ime e vjetër dhe që të gjitha fotot e atëhershme nuk ishin fshirë. Ishte e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme se si kishte udhëtuar kaq shumë për kaq kohë dhe pavarësisht kësaj, karta e memories ishte e padëmtuar,” u shpreh Scallan. E çuditshme por e vërtetë. (PCWorld Albanian)

kamera 1

Tags >

kamera
Lajmet e fundit>