Harduer

Kamioni i parë elektrik i Daimler përshkon një distancë prej 350 kilometrash

Oct 26 2017
0 Shpërndarje
Ky kamion vjen në një moment kur FUSO ka filluar të ofrojë kamionin e parë eCanter për konsumatorët komercialë pak përpara debutimit të kamionit të Tesla. Kamioni i parë elektrik i Daimler përshkon një distancë prej 350 kilometrash Photo Source: Daimler

Daimler prezantoi ditën e sotme në Shfaqjen e Makinave në Tokio një kamion gjysëm elektrik me një rang prej 350 kilometrash dhe kapacitet 11 ton, ose dy tonë më pak sesa rivalët me naftë.

Vision One ka bateri me kapacitet prej 300 kilovat në orë dhe ai mund të përshkojë distanca relativisht të shkurtra mes qyteteve.

Ai do të vendoset nën markën E-Fuso, një nën markë e Daimler Misubishi që do të jetojë së bashku me FUSO por të fokusohet tek ambiciet e elektrifikimit të kompanisë gjermane.

Ky kamion vjen në një moment kur FUSO ka filluar të ofrojë kamionin e parë eCanter për konsumatorët komercialë pak përpara debutimit të kamionit të Tesla.

Kamioni Tesla raportohet të ketë një rang mes 200 deri në 300 milje duke e vendosur në një linjë me E-FUSO Vision One. Çfarë mund të bëjë më mirë kamioni i Tesla? Elon Musk ka në dorë të tregoi disa prej fuqive autonome të tij nëse dëshiron të diferencohet nga të tjerët. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>