Blog

Kampionati botëror në Rusi rrit përdorimin e Google Translate me 30%

Jun 22 2018
0 Shpërndarje
Vizitorët kanë përdorur Google Translate për të marrë disa nga frazat më të dobishme dhe kompania ka parë një rritje prej 30% në përdorimin e përkthimit në celular nga brenda vendit, tha kompania në një deklaratë. Kampionati botëror në Rusi rrit  përdorimin e Google Translate me 30%

Sipas Google, tifozët janë duke bërë përpjekje për të komunikuar me vendasit rusë në gjuhën e tyre gjatë Kupës së Botës.

Vizitorët kanë përdorur Google Translate për të marrë disa nga frazat më të dobishme dhe kompania ka parë një rritje prej 30% në përdorimin e përkthimit në celular nga brenda vendit, tha kompania në një deklaratë.

Google vëren se këto fraza përfshijnë “kupa e botës” (me një rritje prej 200 për qind), “stadium” (rritur 135%) dhe “birrë” (një rritje prej 65%).

Shumica e përkthimeve kanë qenë nga gjuha spanjolle – gjithashtu edhe përkthimet nga arabishtja në Rusi janë rritur me 40%.

Google Translate është në dispozicion në 103 gjuhë dhe ka disa truke që udhëtarët mund ta përdorin për të lehtësuar komunikimin.

Më parë këtë muaj, Google solli një përditësim që lejon përdoruesit të marrin përkthimet pa patur një lidhje interneti. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>