Vëzhgim

Kampionati Botëror po thyen rekorde shikueshmërie edhe në internet

Jun 21 2010
0 Shpërndarje
Kampionati Botëror po thyen rekorde shikueshmërie edhe në internet

Ngjarja madje thuhet se ka tejkaluar edhe zgjedhjen historike të Presidentit Obama, që ka pasur këtë epitet deri më tani.

Sipas Akamai, një rrjet për dërgim të pëmbajtjeve, uebi ka arritur në më shumë se 12 milion përdorues për minutë në vetëm dy orë pas ndeshjes së parë mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës.

Për krahasim, rreth 8.5 milion njerëz ishin duke u kyçur në minutë në mbrëmjen e nëntorit kur Obama ishte zgjedhur president në vitin 2008.

Twitter gjithashtu ishte dhe është një prej vendeve ku është shënuar gjithashtu rritje e madhe e cicërimave, çdo herë që shënohet ndonjë gol. Faqja që zakonisht ka një mesatare ditore prej 750 cicërima në sekond, ka arritur në 2.940 cicërima pasi Japonia shëoni kundër Kamerunit gjatë të hënës së javës së kaluar.

Pothuajse sasi e njëjtë e trafikut ishte raportuar pas golit të parë të Brazilit kundër Koresë Veriore, që përfundoi me rezultat 2 me 1 në favor të Brazilit.

Por pavarësisht kësaj, në Twitter momentin më të madh të cicërimave e shënoi fitorja e Los Angeles Lakers ndaj Boston Celtics në NBA Championship gjatë të enjtës që shkoi, me ç’rast u paraqitën më shumë se 3.085 cicërima në sekodnë.

Por pavarësisht të gjithave, shifrat e Kampionatit Botëror kanë qenë aq të larta sa që Twitter ka pasur vështirësi të mbaj anijën mbi ujë. Faqja e rrjettit social ka raportuar disa here bllokime të faqes për shkak të trafikut të madh.

Faqja shkroi në blogun e saj se “është duke bërë përshtatje në kohë reale në mënyrë që të rris kapacitetin dhe të evitoj bllokimet gjersa të përfundojë Kampionati Botëror”, dhe t’i lejojë përdoruesit që të monitorojnë statusin e tyre edhe jashtë faqes.

E cicërima pati edhe nga ana e zyrtarëve të FIFA-së, madje edhe nga vet Sepp Blatter, i cili u përgjigj pasi Twitter u mbush me komente në lidhje me rikthimin magjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Sllovenisë, por që u dëmtuan rëndë kur arbitri anuloi një gol të rregullt nga ana e amerikanëve. Realisht kjo lojë do të duhej të kishte përfunduar 3-2 por përfundoi 2-2.

Por të kthehemi tek ajo që tha Blatter: “Ju falenderojë për të gjitha pyetjet rreth referimit. Pikëpamjet e mija rreth gjyqtarëve dhe video teknologjisë janë këtu”. Linku i drejton lexuesit tek një deklaratë që ai bëri në mars, duke shpjeguar pse nuk duhet të ketë përsëritje në Kampionate Botërore apo në çfarëdo lloje gara tjera të futbollit”.

Twitter gjithashtu ka theksuar të hënën se nuk do të publikojë statistikat e menjëhershme rreth cicërimave të pranuara gjatë muajit mars.

Sipas FIFA-së në anën tjetër, Sepp Blatter ka cicëruar rregullisht dhe profili i tij ka rreth 9 përcjellë duke u shtuar në sekondë.

Edhe vet ueb faqja e FIFA-së ka për

jetuar shifra rekord. Rrrreth 300 milion faqe janë qasur nga pothuajse 10 milion vizitor kur Brazili mundi Korenë Veriore.

E shifra të ngjashme janë edhe në TV. Sipas Mediaweek, 14 ndeshjet e para të Kampionatit Botëror, të shikuara në ESPN dhe ABC, kanë sjellë një mesatare prej 3.3 milion shikuesish, që ëshstë një rritje prej 64 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2006, bëri të ditur CNN gjatë të hënës.

Lajmet e fundit>