Analiza

Kampionati Botëror rrit furishëm trafikun në ueb

Jun 11 2010
0 Shpërndarje
Kampionati Botëror rrit furishëm trafikun në ueb

Christiano Ronaldo i kombëtares së Portugalisë është futbollisti më i kërkuar në planet, gjersa në Britani të Madhe kërkimet për Rio Ferdinand, Joe Cole dhe Wayne Rooney gjithashtu janë të popullarizuara.

Ueb faqja zyrtare e Fifa-së për Kampionatin Botëror është faqja e tetë më e vizituar sportive në Britani të Madhe, gjersa një kombinim i Kampionatit Botëtror, Wimbledon-it dhe motit të mirë ka rritur vizitat e internetit në Britani të Madhe për sport dhe fitnes për 18 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar.

“Interneti është duke luajtur një rol masiv në këtë Kampionat Botëror” tha Robin Goad, drejtor hulumtues pranë Hitwise. “Në momentin që u kualifikua Anglia, ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në faqet për udhëtime, me kërkime që kishin të bënin për udhëtim në Afrikën e Jugut që u rritën në 43 për qind”.

“Qysh prej asaj kohe, Kampionati Botëror veçse ka përfituar një numër të madh të kompanive online. Momentalisht, kërkimet më të popullarizuara ndërlidhen me rezultatet e ndeshjeve, kombëtaren e Anglisë, tabelat dhe futbollistët e Kampionatit Botëror”.

Rreth 50 për qind e shtëpive në Britani të Madhe do të jenë të ulura para TV-së në format HD, tha Ofcom. Numri i njerëzve që janë abonuar për HD është rritur dukshëm në javët e fundit, duke shtyrë edhe paraqitjen e ofertave për shikim pa pagesë të përmbajtjeve HD.

Sky ka shtuar 428.000 abonues të ri në shërbimin e saj HD në çerekun e parë të vitit dhe tani ka më shumë se 2.5 milion konsumatorë Sky HD. Virgin Media ka abonuar 77.900 abonues në të njëjtën periudhë dhe tani ka më shumë se 940.000 përdorues të HD_së, kurse më shumë se 800.000 njerëz janë abonuar për shërbimet e Freesat HD.

Megjithatë, grupet e konsumatorëve kanë paralajmëruar se disa adhurues të futbollit mund të përballen me kosto të papritura nëse kalojnë online për të shikuar ndeshje. Disa përdorues të rrjetti broadband që shikojnë lojëra online mund të tejkalojnë limitet e shkarkimit të ndërlidhura me llogaritë e tyre, dhe mund të përballen me denime apo me reduktime të shpejtësisë së internetit.

Lajmet e fundit>