Analiza

Kampionati Botëror thyen rekordin e radhës në Twitter

Jun 26 2010
0 Shpërndarje
Kampionati Botëror thyen rekordin e radhës në Twitter

Para më pak se 10 ditëve, përdoruesit e Twitter ishin duke bombarduar shërbimin me një numër rekord të mesazheve, që shkëmbeheshin para the prapa për të festuar fitoren e Los Angeles Lakers ndaj Boston Celtics, në ndeshjen e shtatë të finalës NBA.

Në këtë rekord, fitorja e Lakers ka sjellë 3.085 cicërima për sekond, dhe kur llogaritet kjo brenda ditës, na del se Tiwitter ka pasur 266.5 milion mesazhe me 140 karaktere, duke fluturuar anembanë (shifër e mjaftueshme për të tejngarkuar punën e faqes).

Por ky rekord nuk zgjati edhe aq. Lojëra të ndryshme të kampionatit botëror që po mbahet në Afrikën e Jugut veçse kanë sjellë shërbimin afër arritjes së cakut, por ishte ndeshja e ditës së enjte mes Japonisë dhe Danimarkës që shënoi sërish një rekord cicërimash. Sipas Twitter, pëdoruesit kanë dërguar një mesatare prej 3.283 cicërima për sekond. (Loja Japoni – Danimark përfundoi me rezultat 3 me 1, në favor të Japonisë dhe e dërgoi këtë kombëtare në një të gjashtëmbëdhjetën e garës).

“Java e dytë e Kampionatit vazhdoi të ndez cicërimat” shkroi Kevin Weil, udhëheqës i analizave të Tiwtter, në blogun zyrtarë të kompanisë.

Twitter kohëve të fundit ka qenë mjaft e zënë duke bërë rregullime në kohë reale për të sigruar mbarëvajtjen e cicërmave.

Lajmet e fundit>