Lajmet

Kampioni i Lojës Gran Turismo bëhet kampion i vërtetë

Dec 10 2009
0 Shpërndarje
Kampioni i Lojës Gran Turismo bëhet kampion i vërtetë

Por jeta e Ordoñez mori një kthesë të papritur kur ai doli më i miri në konkurimin e Sony-t në Europë për pilotin më të mirë virtual. Ai mundi rreth 25 000 konkurentë dhe fitoi të drejtën për të përfaqësuar kombin e tij në Playstation GT academy, një kategori e veçantë për të zbuluar talentet virtuale duke i ndihmuar ata të kalojnë në botën reale.

Megjithëse kishte ende shumë punë për të bërë, Ordoñez tregoi një talent natyral për të qënë konsistent dhe i përqëndruar edhe në botën reale. Ndërkohë ai vazhdonte MBA-në e tij dhe filloi të konkuronte në gara të vogla fundjavave për të fituar liçencën e klasit “C”, e cila kërkon një kohë të caktuar në pistë.

Pasi fitoi liçencën, ai konkuroi së pari në GTA Dubai International 24 Hour në 2009-ën në një Nissan 350Z duke përfunduar i 9-i pas 451 xhirosh dhe 2431 kilomentash Brenda 24 orëve.  Por ky ishte vetëm fillimi, sepse menjëherë më pas, ndoqi fitorja e parë në European GTA Cup për RJN Motorsport.
Pas suksesit të Lucas Ordonez, Sony do të bëjë konkurimin e vitit 2010 akoma më të madh dhe spektakolar, duke përfshirë garim virtual në fazat e para dhe real në ato të fundit dhe ashtu si Ordoñez, fituesi do të ketë mundësinë të garojë me një Nissan 370Z të RJN Motorsport në Maj 2010 për European GT4 Cup.

Lajmet e fundit>