Blog

Kampusi 5 miliard dollarësh i Apple hapet në Prill

Feb 22 2017
0 Shpërndarje
Apple bëri të ditur se kampusi i ri i kompanisë me vlerë 5 miliard dollar do të hapet për punonjësit duke filluar nga muaji Prill. Kampusi 5 miliard dollarësh i Apple hapet në Prill

Gjigandi i luginës së Silikonit tha se do të duhen 6 muaj për transferimin e 12,000 punonjësve të kompanisë në kampusin e ri i cili shtrihet mbi 708,200 metër katror.

Objekti i ri në formë unaze të cilin Apple e quan “Apple Park,” ka tejkaluar afatet e parashikuar të ndërtimit.

Kompania tha se Apple Park do të ketë një qendër vizitorët, një qendër fitnesi, paisje hulumtimi dhe zhvillimi, një livadh, pamishte e një pellg.

Puna për ndërtimin e Apple Park filloi në 2013-ën. Shefi ekzekutiv kishte konfirmuar se punonjësit e parë do të zhvendoseshin tek “anija hapësinore” në Janar të 2017-ës. /PCWorld Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>