Lajmet

Kanali dev i Chrome OS tani ju lejon të përdorni disa profile njëkohësisht

Mar 4 2014
0 Shpërndarje
Kanali dev i Chrome OS tani ju lejon të përdorni disa profile njëkohësisht

162273680-786x305Nëse keni një pajisje që ka Chrome OS të instaluar, tashmë ju mund të mbani profile të shumëfishta njëkohësisht. Veçoria më e fundit e kanalit dev të Chrome OS bën të mundur që të alternoni mes llogarive të ndryshme në Google pa kërkuar të vendosni kodin.

Pas klikimit në foton e profilit tuaj, një opsion i ri do të shfaqet(nënshkruani me një llogari tjetër) që do t’ju lejojë juve të regjistroni një profil shtesë. Pasi të keni të vendosur kredencialet e llogarisë suaj, do të keni mundësi të aksesoni profile të tjera shtesë menjëherë duke klikuar në foton korresponduese të profilit që doni të shtoni.

Ndërkohë që kjo në vetvete është e dobishme, përditësimi gjithashtu ju lejon të zhvendosni dritare mes dy profileve, thjesht klikoni më të djathtën në krye të dritares së shfletuesit. Chrome OS më pas do t’ju kalojë përmes profileve duke shfaqur tek marrësi një dritare dhe foto të dërguesit ne cepin lart majtas.

E njëjta ndodh edhe me aplikacionet, që vijnë të instaluar më parë në çdo ChromeBook të ri. Për të aksesuar veçorinë, ju duhet të kaloni në versionin Dev të Chrome OS, dhe më pas ta aktivizoni duke vendosur këtë kod në shfletuesin tuaj: Chrome://flags/#enable-multi-profiles.

Evangjelisti Chromium Francois Beaufort thotë qëveçoria është akoma eksperimentale për momentin. Por nëse provohet që kjo veçori të jetë popullore është një shans i mirë që Google ta zhvillojë më tej dhe përfundimisht ta lëshojë atë në versionin beta fillimisht e më pas në versionin përfundimtar të Chrome OS. (PCWorld Albanian)

Tags >

Chrome OS
Lajmet e fundit>